Ku të shkoj këtë fundjavë? Ja cilin vend ju sugjerojmë.
November 2, 2019

Voskopoja është një komunë që ndodhet rreth 21 km larg nga qyteti i Korçës mbi një pllajë 1160 metra mbi nivelin e detit. Voskopoja ishte qendër e zhvilluar kulturore e themeluar në vitin 1330 e përbërë nga shqiptarë, arumunë e grekë. Në Voskopojë u vendos shtypshkronja e dytë në Perandorinë Osmane, u themelua Akademia e Re, një jetimore, një spital si dhe 24-30 kisha unikale.

Ish-Kampi i Pionierëve në këtë zonë është shndërruar prej disa vjetësh në pikën e vetme, ku mund të gjesh kushtet e nevojshme për turizëm malor.

Ndërtuar që në vitin 1954, vitet e fundit është restauruar duke i dhënë një stil unik, në harmoni me natyrën përreth, me një pistë në qendër të sipërfaqes së tij. Pika është e frekuentuar gjithmonë jo vetëm nga njerëz aktivë, që duan natyrën dhe sportet, por edhe nga vizitorë që çmojnë qetësinë dhe relaksin që ofron largësia e pikës nga pjesa tjetër e banuar.

 

 

Nga 22 kishat e dikurshme kanë mbetur në këmbë në Voskopojë ende pesë kisha dhe një manastir jo shumë larg fshatit të sotëm. Kisha katedrale “Fjetja e Shën Marisë” është kisha më e madhe në Voskopojë dhe ka shërbyer si katedrale e qytetit të dikurshëm. Është ndërtuar rreth vitit 1699 duke servirur një kombinim të përkryer të planit bazilikal me mbulesat e kurbëzuara, me harqe dhe kupola. Kisha është pikturuar më 1712 nga tre piktorë nga krahina e Agrafas në Greqi, Theodhori, Anagnosti dhe Steriani.

Nëse keni planifikuar të udhëtoni në fundjavë në Voskopojë, Zenith Travel ofron paketa fantastike për sezonin e dimrit. Ofertat mund t’i gjeni këtu: http://zenithtravel.al/ture/ski-ne-dardhe-korce-voskopoje-2-dite/