Cila është parajsa greke që duhet të vizitoni këtë verë?
November 2, 2019

Zakynthos, ose siç e njohin shpesh italianët, Zante, është bërë një destinacion turistik kryesor gjatë viteve të fundit. Jo vetëm vija bregdetare është ajo që tërheq turistët në këtë perlë greke. Përveç plazheve me rërë, duhet të eksploroni edhe pjesën tjetër të ishullit dhe do të zbuloni natyrën e përsosur dhe fshatrat rurale.

1. Navagio (Shipwreck Cove)

Në plazhin e bardhë të Navagios gjenden mbetjet e ndryshkura të MV Panagiotis, një anije me kontenierë që u mbyt në vitin 1980. Ekzistojnë dy mënyra për të shkuar në këtë plazh: Me makinë ose me anije. Nga deti mund të merrni varkën tuaj personale nëse dëshironi të jeni i pavarur, ose të bëni një lundrim turistik nga Porto Vromi, Porti Agios Nikolaos në Volimes ose Qyteti i Zakynthos në bregun lindor.

2. Kalamaki Beach

Një nga plazhet që është pjesë e Parkut Kombëtar Detar Grek është Kalamaki, i cili ndodhet në pjesën lindore të Gjirit të Laganas. Vija bregdetare është e mbrojtur, e cila e mban zhvillimin e turizmit në mënyrë koherente. Nuk ka asgjë më shumë se një bar, i cili jep me qira çadrat. Plazhi, duke qenë pjesë e mbrojtes kombëtare mirëmbahet gjatë gjithë kohës.

Për Early Booking në Zakynthos për verën e 2020, klikoni këtu.

3. Blue Caves

Shpellat Blu janë një nga atraksionet më të njohura dhe më të reklamuara të ishullit. Ju mund t’i vizitoni ato me varkën tuaj ose të shkoni me një nga turnet e organizuara. Shpellat Blu përbëhen nga formacione të veçanta gjeologjike dhe vijnë menjëherë pas plazhit të Agios Nikolaos dhe Kepit të Skinarit. Emri i tyre vjen për shkak të reflektimeve të veçanta të ujit në shpella. Një nga mënyrat për t’u vizituar është edhe nga notarë ekspertë dhe zhytës.

4. Porto Limnionas Beach

Plazhi i Porto Limnionas është një nga vendet më të fshehura dhe mbase për këtë arsye është më i bukuri i të gjithë ishullit. Në këtë vend nuk ka shumë objekte dhe vende turistike. Vetëm kohët e fundit janë krijuar dy tarraca me çadra, por jo gjithmonë e përballojnë kërkesën e lartë.

Për Early Booking në Zakynthos për verën e 2020, klikoni këtu.

5. Marathonisi

Ishulli i Marathonisi është vendosur mbi plazhin e Kerit, në gjirin e Laganas. Nuk është një ishull i vetëm, por përfshin edhe dy ishuj të vegjël të quajtur Pontikonisia. Perimetri i saj është vetëm një milje dhe mund të arrihet vetëm me varkë nga plazhi i Kerit ose gjiri i Laganas. Ka anije që kanë itinerare të shpeshta në ishull.

Për Early Booking në Zakynthos për verën e 2020, klikoni këtu.