KALIMI THETH – VALBONË 2 DITË 7500 LEKË
Theth, Valbone
  • ► 11-12, 25-26 Korrik
  • ► 8-9, 22-23 Gusht
  • ► 5-6, 19-20 Shtator

Programi:

►Dita e pare:

Nisja nga Tirana në orën 06:00
Nisja nga Durrësi në orën 05:20
Nisja nga Elbasani në orën 05:20

Gjatë rrugëtimit tonë do të kemi një ndalesë të shkurtër, më pas vazhdojmë drejt Qafës së Thorës ku do të kemi një pushim për të shijuar natyrën e papërsëritshme alpine, përpara se të mbërrijmë në Theth. Akomodohemi në bujtinë, konsumojmë drekën dhe pas dreke do të nisemi për të eksploruar Syrin e Kaltër dhe Vaskat e Gurit në Ndërlysaj. Kthehemi në bujtinë për të pushuar dhe konsumojmë darkën.

►Dita e dyte:

Ditën e dytë pas konsumimit të mëngjesit në bujtinë do të nisemi ecjen për të kaluar nga Thethi në Valbonë. Një ecje ndër më të bukurat që mund të zhvillohet në Alpet Shqiptare e cila zgjat rreth 6 orë në varësi të mbarëvajtjes. Gjatë rrugës do të kemi disa pushime në pikat më të bukura. Pas mbërritjes në Valbonë duke realizuar me sukses këtë ecje midis alpeve, do të kemi një pushim dhe në rrugën e kthimit drejt Tiranës do të vizitojmë edhe disa nga pikat më të bukura të Luginës së Valbonës. Në mbrëmje mbërritja në Tiranë, Durrës ose Elbasan.

►Sugjerohet te keni me vete:

-Veshje Sportive ,Kepuce per Hiking ose Atlete, Cante shpine, Shishe uji 1 Liter, rroba pambuku per nderrese, rroba banjo, Krem dielli, Kapele, Syze Dielli, fruta te thata, cokollata, etj.

►Sugjerim:

NESE NGELENI TE KENAQUR NGA SHERBIMI I SHOFERIT APO I GUIDES NE BAZE TE MUNDSIVE TUAJA MUND TE VENDOSNI NJE SHUME MINIMALE SI BAKSHISH PER VLERSIMIN E STAFIT TONE.

7500 LEKË

Ne cmim perfshihet

  • *UDHËTIMI ME MINIBUS KOMOD
  • *AKOMODIMINE HOTEL
  • *MENGJESI, DREKA DHE DARKA
  • *SHOQERUES SHQIPTAR GJATE GJITH UDHETIMIT
  • Ne cmim nuk perfshihet

  • *TRANSPORTI LOKAL PER VIZITEN TEK SYRI I KALTER (500 LEKE - OPSIONALE)
  • *GJITHCKA QE NUK ESHTE PERMENDUR NE PROGRAM
  • Shenim

    POLITIKAT E FEMIJEVE
    • 0-1.99 VJEC JANË FALAS
    • 2-5.99 VJEC PERFITON 15 % ZBRITJE
    • MBI 6 VJEC PAGUAN SI I RRITUR

    SHENIM
    ► AKOMODIMI NE DHOME TEKE (SINGLE) KA PAGESE EXTRA NE VARESI TE HOTELEVE KU QENDROHET.
    ► NESE KREVATI NUK DO TE JETE DOPJO , DO TE JENE DY KREVAT TEKE TE BASHKUAR.
    ► PËR REALIZIMIN E KETIJ UDHËTIMI NUMRI MINIMAL I PJESËMARRËSVE ËSHTË 20 (NJËZET)
    ► NË RAST ANULLIMI TË UDHËTIMIT KLIENTI NJOFTOHET 1- 3 DITË PARA.
    ► PER REZERVIM NEVOJITET 50% E PAGESES PARAPAGIM DHE PJESA TJETER 5 DITE PARA NISJES.
    ► PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME.
    ► AGJENSIA NUK MBAN PERGJEGJESI PER KUSHTET ATMOSFERIKE .

    Prenoto Tani

     
     

    Kontakt

  • Email: [email protected]
  • Telefoni: +355 68 20 59 020
  • Adresa: Street of Durresi, near by Qemal Stafa High School