THETH 2 DITË €59
THETH, SHKODER
  • ► JANAR 8-9, 12-13, 15-16, 19-20, 22-23, 26-27, 29-30
  • ► Shkurt 2-3, 5-6, 9-10, 12-13, 13-14, 16-17, 19-20, 23-24, 26-27
  • Shtepizat e Drurit me Jacuzzi 79€/person

Programi:

► Dita e pare :

Nisja nga Tirana ne oren 06:30.

Nisja nga Durresi ne oren 05:45 . (Pagese extra €4.1 /personi )

Nisja nga Elbasani ne oren 05:45 (Pagese extra €4.1 /personi )

Vazhdimi i udhetimit drejt Qafe Thores me ndalesa te shkurtra gjate rruges . Qendrim ne Qafen e Thores per rreth 20 minuta per te shijuar panoramen fantastikes te lugines . Mberrijme ne Theth. Kryejme akomodimin ne bujtine. Konsumimi i drekes ne restorantin e bujtines. Zbresim ne lugine dhe vazhdojme ecjen paralel me lumin. Vizitojme kishen. Pas kishes zbresim tek lumi ku vizitojme Kullen e Ngujimit, ku jane pajtuar mbi 300 gjaqe, nga i gjithe bajraku i Shales. Vazhdojme ecjen drejt ujevares se Grunasit, e cila eshte një ndër bukuritë natyrore më të veçanta në alpet Shqiptare, shpallur monument natyre që mbrohet nga shteti. Ujëvara e Grunasit me trupin e saj te hollë me mbi 30 metër të larte së bashku me cirqet përreth dhe Mullirin e Blojës, formojne një nga vendet më interesante për t’u vizituar nga çdo turist që viziton Thethin. Ujëvara e Thethit ka si karakeristikë të veçantë faktin që uji i saj buron i gjithi nga një shkëmb dhe është ujë dëbore. Pushojme rreth 1 ore per te shijuar pamjen ose per te bere foto. Me pas kthehemi per ne bujtine. Konsumimi i darkes ne restorantin e bujtines dhe mbremje festive me muzike.

► Dita e dyte : Ora 8.00 – 9.00 mengjesi me produkte te fresketa vendi (buke, djathe, recel, mjalte, qumesht, caj,veze,etj.) Pas mengjesit nisemi drejt Shkodres. vizite ne qytetin e Shkodres rreth 2 ore dhe konsumimi i drekes. Mberritja ne Tirane, Durres & Elbasan rreth ores 18.00-19.00.
Fundi i sherbimit tone.

►Sugjerohet te keni me vete :

-Veshje Sportive ,Kepuce per Hiking ose Atlete, Cante shpine, Shishe uji 1 Liter, rroba pambuku per nderrese, rroba banjo, Krem dielli, Kapele, Syze Dielli, fruta te thata, cokollata,

►Shenim : 

Nga fshati per te shkuar te ujevara e Grunasit zgjat 1 ore e 30 min  ecje ne kemb vajtje ardhje .

Vajtja per  te syri i kalter behet me  automjetet e zones  duke qene se automjeti yne nuk mund te shkoje per arsye te terrenit te veshtire .

Cmimi per te shkuar me automjet kushton 500 leke/personi vajtje-ardhje.

►Sugjerim :

NESE NGELENI TE KENAQUR NGA SHERBIMI I SHOFERIT APO I GUIDES NE BAZE TE MUNDSIVE TUAJA MUND TE VENDOSNI NJE SHUME MINIMALE SI BAKSHISH PER VLERSIMIN E STAFIT TONE .

Ne cmim perfshihet

  • *UDHËTIMI ME AUTOMJET KOMOD
  • *AKOMODIM NË BUJTINË
  • *MENGJESI + DREKA + DARKA
  • *ARGETIM PRANE ZJARRIT NE MBREMJE ( NE VARESI TE KOHES)
  • *SHOQERUESIT I GRUPIT
  • Ne cmim nuk perfshihet

  • *PIJET GJATË VAKTEVE
  • *150 LEKE HYRJA NE KULLEN E NGUJIMIT
  • *500 LEKE AUTOMJETI I BANOREVE VENDAS PER VIZITEN NE SYRIN E KALTER
  • *GJITHCKA QE NUK ESHTE PERMENDUR ME SIPER
  • Shenim

    POLITIKAT E FEMIJEVE
    • 0-1.99 VJEC JANË FALAS
    • 2-5.99 VJEC PERFITON 15 % ZBRITJE
    • MBI 6 VJEC PAGUAN SI I RRITUR

    SHENIM
    ► AKOMODIMI NE DHOME TEKE (SINGLE) KA PAGESE EXTRA NE VARESI TE HOTELEVE KU QENDROHET.
    ► NESE KREVATI NUK DO TE JETE DOPJO , DO TE JENE DY KREVAT TEKE TE BASHKUAR.
    ► PËR REALIZIMIN E KETIJ UDHËTIMI NUMRI MINIMAL I PJESËMARRËSVE ËSHTË 20 (NJËZET)
    ► NË RAST ANULLIMI TË UDHËTIMIT KLIENTI NJOFTOHET 1- 3 DITË PARA.
    ► PER REZERVIM NEVOJITET 50% E PAGESES PARAPAGIM DHE PJESA TJETER 5 DITE PARA NISJES.
    ► PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME.
    ►AGJENCIA NUK MBAN PERGJEGJESI  PER MBERRITJEN NE DESTINACION APO NDRYSHIMIN E PROGRAMIT NE VARESI TE KUSHTEVE ATMOSFERIKE APO FORCA TE NDRYSHME MADHORE .

    Prenoto Tani

     
     

    Kontakt

  • Email: [email protected]
  • Telefoni: +355 694000016
  • Adresa: Rruga e Durresit , prane gjimnazin "Qemal Stafa " , 1001 Tirane, Tel: +355 682059020