PRISHTINË – PEJË- UJËVARA E DRINIT TË BARDHË 2 DITË €59
PRISHTINË, PRIZREN, PEJË, RUGOVË, UJËVARA E DRINIT TË BARDHË
  • ► 12, 19, 26 Shtator
  • ► 3, 10, 17, 24, 31 Tetor

Programi:

►Dita e parë:

► Nisja nga Tirana në orën 06:00.

► Nisja nga Durrësi  në  orën 05:00.

► Nisja nga Elbasani në  orën 05:00.

Vazhdimi i udhëtimit drejt pikës së kontrollit në Morinë me një ndalesë të shkurtër gjatë rrugës. Mbërrijmë në Prishtinë, ku do të vizitojmë pikat kryesore të qytetit të rëndësishëm shqiptar. Pas vizitave do kemi kohë të lirë për të konsumuar edhe drekën në një nga restorantet tradicionale të qytetit. Pastaj vazhdojmë udhëtimin tonë drejt Pejës. Akomodohemi tek hotel Dukagjini 5*. Qëndrim i lirë për të shfrytëzuar lehtësirat e hotelit si pishina dimërore, jacuzzi, sauna dhe palestër. Opsionale shëtitje në qytetin e Pejës për të vizituar Pazarin e Vjetër, Mullirin e Haxhi Zekës, Parkun e Paqes, etj.

Darka në hotel dhe pas saj guida shoqëruese ju sugjeron disa vende me muzikë ku mund të kaloni mbrëmjen.

►Dita e dytë:

Pas mëngjesit në hotel nisemi për në Grykën e Rugovës ku do të keni mundësinë të prekim natyrën mbresëlënëse. Për ata që dëshirojnë më shumë adrenalinë sugjerohet të provojnë Zip Line. Pastaj nisemi për të vizituar Shpellën e Radavcit dhe Ujëvarën e Drinit të Bardhë. Aty do të kemi mundësi të konsumojmë drekën në mes të natyrës dhe pranë ujëvarës. Nisja në rrugën e kthimit me një ndalesë të shkurtër në një nga qendrat tregtare të Prizrenit.

Mbërritja në Tiranë, Durrës dhe Elbasan në mbrëmje.

Fundi i shërbimit tonë!

►Kujdes:

Duhet të jeni të pajisur me Letërnjoftim ose Pasaportë gjatë udhëtimit!

►Sugjerim :

NËSE NGELENI TË KËNAQUR NGA SHËRBIMI I SHOFERIT APO I GUIDËS NË BAZË TË MUNDËSIVE TUAJA MUND TË VENDOSNI NJË SHUMË MINIMALE SI BAKSHISH PËR VLERËSIMIN E STAFIT TONË!

Ne cmim perfshihet

  • *TRANSPORTI ME AUTOMJET KOMOD
  • *AKOMODIMI TEK HOTEL DUKAGJINI 5*
  • *MËNGJESI DHE DARKA
  • *PËRDORIMI I PISHINËS DIMËRORE, SAUNA, JACUZZI DHE PALESTËR
  • *GUIDA SHOQËRUESE GJATË UDHËTIMIT
  • Ne cmim nuk perfshihet

  • *DREKA DHE PIJET GJATË VAKTEVE
  • *GJITHÇKA QË NUK ËSHTË PËRMENDUR NË "PËRFSHIHET"
  • Shenim


    POLITIKAT E FEMIJEVE:

    0-2 VJEC PA PAGESE
    3-12 VJEC PAGUAJNE 50 %
    MBI 12 VJEC PAGUAN SI I RRITUR

    ► AKOMODIMI NE DHOME TEKE (SINGLE) KA PAGESE EXTRA NE VARESI TE HOTELEVE KU QENDROHET.
    ► NESE KREVATI NUK DO TE JETE DOPJO , DO TE JENE DY KREVAT TEKE TE BASHKUAR.
    ► PER REZERVIM NEVOJITET 30% E PAGESES PARAPAGIM DHE PJESA TJETER 5 DITE PARA NISJES.
    ► PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME.
    ► PËR REALIZIMIN E KETIJ UDHËTIMI NUMRI MINIMAL I PJESËMARRËSVE ËSHTË 20 (NJËZET)
    ► NË RAST ANULLIMI TË UDHËTIMIT KLIENTI NJOFTOHET 3 DITË PARA.
    ► AGJENSIA NUK MBAN PERGJEGJESI PER PERSONAT E KTHYER NGA POLICIA PER ARSYE TE NDRYSHME SIC JANE MUNGESE DOKUMENTACIONI, ESPULS, ETJ.
    ► NESE NUK I KA MBUSHUR 18 VJEC, DHE UDHETON ME NJERIN OSE ASNJERIN NGA PRINDERIT, I DUHET PATJETER PROKURE E NOTERIZUAR

    Prenoto Tani

     
     

    Kontakt

  • Email: [email protected]
  • Telefoni: +355 68 20 59 020
  • Adresa: Rruga e Durresit , prane gjimnazin "Qemal Stafa " , 1001 Tirane .