RADHIMË – ORIKUM 1 DITË 1500 LEKË
  • ► 27 , 28 Qershor
  • ► 4 , 5 , 11 , 12 , 18 , 19 , 25 , 26 Korrik
  • ► 1 , 2 , 8 , 9 , 15 , 16 , 22 , 23 , 29 , 30 Gusht
  • ► 5 , 6 , 12 , 13 , 19 , 26 , 27 Shtator

Programi:

►Nisja nga Tirana në orën 06:00 

►Nisja nga Durrësi në orën 06:20 

►Nisja nga Elbasani në orën 05:20 

Gjatë rrugëtimit tonë drejt do të kemi një ndalesë për pushim në Lungomare. Pastaj do të vazhdojmë drejt plazhit në Radhimë/Orikum. Zona Orikum-Radhimë është një nga më të preferuarat për plazh shumë pranë qytetit bregdetar të Vlorës, ku përballë saj qëndrojnë gadishulli i Karaburunit dhe ishulli më i madh në Shqipëri, Sazani.

Pasi të mbërrijmë në Orikum/Radhimë do të kemi kohë të lirë për plazh deri pasdite rreth orës 17:00. Gjatë gjithë udhëtimit do të keni edhe asistencën e shoqëruesit të grupit i cili do t’iu japi informacionet e nevojshme dhe sugjerimet se si koha e qëndrimit të shfrytëzohet më mirë. Dreka është opsionale dhe mund të konsumohet në restorantet aty pranë.

Në rrugën e kthimit do të kemi një ndalesë të shkurtër. Mbërritja në Tiranë, Durrës dhe Elbasan në mbrëmje.

Fundi i shërbimit tonë!

►Duhet të keni me vete:

Çantë shpine, ujë, rroba për ndërresë, rroba banje dhe shumë energji, etj.

►Sugjerim:

NËSE NGELENI TË KËNAQUR NGA SHËRBIMI I SHOFERIT APO I GUIDËS NË BAZË TË MUNDËSIVE TUAJA MUND TË VENDOSNI NJË SHUMË MINIMALE SI BAKSHISH PËR VLERËSIMIN E STAFIT TONË!

 

1500 Lekë

Ne cmim perfshihet

  • *TRANSPORTI ME AUTOMJET KOMOD
  • *SHOQËRUESI I GRUPIT
  • Ne cmim nuk perfshihet

  • *DREKA
  • Shenim

    ► PËR REZERVIM NEVOJITET PAGESË E PLOTË.
    ► PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME.
    ► PËR REALIZIMIN E KETIJ UDHËTIMI NUMRI MINIMAL I PJESËMARRËSVE ËSHTË 20 (NJËZET).
    ► NË RAST ANULLIMI TË UDHËTIMIT KLIENTI NJOFTOHET 1-2 DITË PARA.

    POLITIKAT E FËMIJËVE:

    0 – 1.99 VJEÇ PA PAGESË
    2 – 9.99 VJEÇ 15 % ZBRITJE
    MBI 10 VJEÇ PAGESË E PLOTË

    Prenoto Tani

     
     

    Kontakt

  • Email: [email protected]
  • Telefoni: +355 68 20 59 020
  • Adresa: Street of Durresi, near by Qemal Stafa High School