Plazh ne Dubrovnik 3 ditë – €119
Dubrovnik - Kotor - 3 ishujt
  • ►9 , 16, 23 Korrik €119
  • ►30 Korrik, 6, 13, 20, 27 Gusht €129 - Hotel Lero 4*
  • ►30 Korrik, 6, 13, 20, 27 Gusht €124 - Hotel Ivka 3*
  • ►3 Shtator €119 - Hotel Lero 4*
  • ►3 Shtator €114 - Hotel Ivka 3*
  • Hotel Ivka 3* - ne qender te zones Lapad
  • Hotel Lero 4* (Pishine & SPA) - 350m nga Bellevue Beach - 20 minuta nga qendra e qytetit te vjeter.

Programi:

►Dita e pare

► Nisja nga Tirana në orën 05:00 .

► Nisja nga Durresi në orën 04:15 . ( 500 Lek/personi pagese extra)

► Nisja nga Elbasan  në orën 04:15 . ( 500 Lek/personi pagese extra)

Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Rrugetimi vazhdon per ne Hercegnovi , ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit.Pasi kryejme procedurat doganore, kryejme pushimin per te konsumuar dreken ne nje nga restorantet me te mire te zones  se Grudes. Vazhdohet udhëtimi për në qytetin e Dubrovnikut. Pasi kryejme akomodimin ne hotel, pasdite ne shoqerine e guides vizitojme qytetin e vjeter te Dubrovnikut. Vizitohet qyteti i vjetër i Dubrovnikut – Raguza e dikurshme me kalanë dhe monumentet historike të tij si: Farmacia më e vjetër e Ballkanit, Kisha Franceskane, Pallati i Dukës, Kisha e Shën Blasius-it, Katedralja, Monumenti i Orlandos etj. Qendrim prane Buža Bar per te shijuar perindimin ne kete qytet. (Opsionale mund te perdorni pishinen e Hotelit ose plazhet prane tij.)  Kohë e lire. Darka në Hotel.

►Dita e dyte

Mëngjesi në hotel dhe nisja për në portin e vjeter te qyetit te Dubrovnikuti. Aty na pret anija për një ditë plot ngjyra deti. Lundrimi ne Elaphite ju çon në një ekskursion të plotë ditor për të vizituar tre ishujt më të bukur në arkipelag – Koločep, Šipan dhe Lopud kështu që të mund të eksploroni vendet historike, natyrën e paprekur dhe frymën e kohërave të vjetra. Ju do të lundroni duke qendruar në bordin e anijeve tona të gjera tradicionale prej druri Kupinova ose Gospe od Karmena të cilat janë ndër më të mëdhatë që vizitojnë ishujt dhe janë të pajisura me tualete në bord, kuzhinë, zonë ngrënieje dhe kuverta panoramike të diellit. Qendrimi është i organizuar në secilin ishull (Koločep rreth 1 orë, Šipan 45 minuta, Lopud 2:30 orë) me mjaftuesehm kohë për të vizituar, për të eksploruar pamjet lokale, për të bërë banjo dielli dhe not.Kjo shetitje e mrekullueshme eshte opsionale dhe kushton 35 euro ku ju perfshihen dreka,pije joalkolike dhe alkolike pa limit.Kthimi ne hotel. Darka ne hotel. Qendrim I lire ne qender te qyteti ku nuk mungojne sugjerimet e guides.

►Dita e trete

Pas mengjesit dhe check out, nisemi drejt qytetit te Kotorit, ku do te kemi mundesi te vizitojme qytetin e vjeter, te konsumojme dreken. Kohe e lire (Opsionale shetitje me anije ne Gjirin e Kotorit). Pas qendrimit ne Kotor  nisemi drejt Tiranes. Mberritje ne Tirane rreth mbremjes.


 

Duhet te keni me vete :

-Cante shpine, sandale, atlete, shishe uji, rroba banje, rroba pambuku per nderrese, fruta te thata, cokollata,

Sugjerim :

NESE NGELENI TE KENAQUR NGA SHERBIMI I SHOFERIT APO I GUIDES NE BAZE TE MUNDSIVE TUAJA MUND TE VENDOSNI NJE SHUME MINIMALE SI BAKSHISH PER VLERSIMIN E STAFIT TONE .

 

 

Ne cmim perfshihet

  • *Transporti me bus/minibus komod.
  • *Akomodimi 2 nete ne hotel Lero 4*.
  • *Pishina e hoteli.
  • *Mengjes dhe darke.
  • *Shoqerues Shqiptare gjate udhetimit .
  • Ne cmim nuk perfshihet

  • *Shetitja me anije 35 Euro/person
  • *Taksat lokale e cila paguhet cash ne recepsion . 1.4 EUR/person per nate.
  • *Taksa lokale e qytetit te Kotorrit , 1 EUR/person .
  • *Hyrjet ne muze dhe atraksione turistike.
  • *Siguracioni i jetes ne udhetim (i keshillueshem)
  • *PCR Test/Rapid test.
  • Shenim

    POLITIKAT E FEMIJEVE
    • 0-2.99 VJEC JANË FALAS
    • 3-7.99 VJEC, NËSE AKOMODOHET NË DHOMË ME 2 TË RRITUR, PËRFITON 50 % ZBRITJE
    • MBI 8 VJEC PAGUAJNE SI TE RRITUR

    SHENIM
    ► AKOMODIMI NE DHOME TEKE (SINGLE) KA PAGESE EXTRA NE VARESI TE HOTELEVE KU QENDROHET.
    ► PËR REALIZIMIN E KETIJ UDHËTIMI NUMRI MINIMAL I PJESËMARRËSVE ËSHTË 20 (NJËZET)
    ► NË RAST ANULLIMI TË UDHËTIMIT KLIENTI NJOFTOHET 3 DITË PARA.
    ► NESE KREVATI NUK DO TE JETE DOPJO , DO TE JENE DY KREVAT TEKE TE BASHKUAR.
    ► PER REZERVIM NEVOJITET 50% E PAGESES PARAPAGIM DHE PJESA TJETER 5 DITE PARA NISJES .
    ► PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME

     

    Informacione të rëndësishme:

     Duhet te mbani maska pergjate udhetimi,

    • Në lidhje me kushtet dhe specifikat e COVID-19 për të kaluar kufirin  në Kroaci do i’u duhet të keni:

     

    1. PCR Test, të cilin mund ta kryeni tek Laboratoret e akredituar ; PCR-ja duhet të jetë jo më i vjetër sesa 72 orë para mbërritjes në Kroaci;

    Ose

     

    1. RAT Test, Rapid Antigene Test, ose ndryshe testi i shpejtë, i cili mund të kryhet nëper ambulanca ose nëper spitale (duhet të pyesni aty ku mund ta bëni nëse vlen për udhëtim për jashtë vendit) dhe duhet të jetë bërë jo më para se 48 orë përpara mbërritjes në Kroaci;

    Prenoto Tani

     
     

    Kontakt

  • Email: [email protected]
  • Telefoni: +355 694000016
  • Adresa: Rruga e Durresit , prane gjimnazin "Qemal Stafa " , 1001 Tirane, Tel: +355 682059020