Mostar – Mexhugorje – Ujëvara Kravica €60
Mostar - Mexhugorje
  • ► 25-26 Shtator .
  • ► 2-3, 9-10, 16-17, 23-24, 30-31 Tetor
  • ► 6-7, 13-14, 20-21, 26-27, 27-28, 28-29 Nentor

Programi:

►DITA E PARË: VIZITË NË MOSTAR DHE MEXHUGORJE

-Nisja nga Tirana në orën 05:00.

-Nisja nga Durrësi në orën 04:20. (Pagesë extra 500 Lekë/personi)

-Nisja nga Elbasani në orën 04:20. (Pagesë extra 500 Lekë/personi)

Vazhdimi i udhëtimit drejtë pikës kufitare të Hanit të Hotit. Procedura doganore. Pas kalimit në territorin e Malit të Zi, ndalesa e parë do të jetë në ujevarën ”Niagara” në Tuz të Malit të Zi. Ndalesë për kafe dhe fotografi.
Vazhdimi i udhëtimit me pas drejtë Bosnje dhe Hercegovinës. Vizitë në Mostar ose ndryshe qyteti i meneksheve ku do të kemi mundësinë të shohim:
– Urën e famshme të Mostarit;
– Rrugën e famshme te mjeshtërve të vjetër;
– Xhaminë e madhe;
– Katedralen e betontë të Mostarit (e vetmja në Europë);

Kohë e lirë më pas për të shëtitur në qytetin e vjetër të Mostarit. Pas vizitës së Mostarit, vazhdimi udhëtimit për në Mexhugorje. Akomodimi në hotel.

►DITA E DYTË: PELIGRINAZH NË MEXHUGORJE – UJËVARA KRAVICA

Mëngjesi në hotel.
Pas mëngjesit, vizitojmë Mexhugorjen ose vendi i ”Gospa Mira” (Zonja e Paqes) si dhe Katedralen e Shenjtë të qytetit duke shijuar bukuritë e këtij vendi të bekuar.
Nisja më pas drejtë vendit ku është shfaqur Shën Mëria dhe në shtatoren që qanë, vendi i mrekulllive për shumë besimtarë që vijnë nga shtete të ndryshme të botës për të vizituar këtë vend hyjnor.

Më pas vazhdojmë vizitën tonë në ujëvarat e Kravicës, në një nga mrekullitë e natyrës në zonën e Mexhugorjes.
Vazhdimi i udhëtimit për kthim në Tiranë me ndalesa të shkurtra gjatë rrugës.
Mbërritja në Tiranë, Durrës dhe Elbasan në darkë.
Fundi i shërbimit tonë.

►Duhet të keni me vete:

– Çantë shpine, shishe uji 1 Litër, rroba pambuku për ndërresë, fruta të thata, çokollata,

►Sugjerim :

NËSE NGELENI TË KËNAQUR NGA SHËRBIMI I SHOFERIT APO I GUIDËS NË BAZË TË MUNDËSIVE TUAJA, MUND TË VENDOSNI NJË SHUMË MINIMALE SI BAKSHISH PËR VLERËSIMIN E STAFIT TONË.

€60

Ne cmim perfshihet

  • *Transporti komod me autobus.
  • *Hotel në Medjugorje.
  • *Mëngjesi + Darka .
  • *Shoqerues gjatë gjithë udhëtimit.
  • Ne cmim nuk perfshihet

  • *Drekat.
  • *Bileta e hyrjes në Ujëvaren Kravica.
  • *Siguracioni i shëndetit në udhëtim ( i këshillueshëm ).
  • *Hyrja nëpër muzeume.
  • Shenim

    POLITIKAT E FËMIJËVE

    • 0-2.99 VJEC JANË FALAS

    • 3-6.99 VJEC PRFITON 30% ZBRITJE

    • MBI 7 VJEC PAGËSE E PLOTË

    SHENIM

    ► AKOMODIMI NË DHOME TEKE (SINGLE) KA PAGESË EXTRA, NË VARESI TË HOTELEVE KU QËNDROHET.
    ► NESE KREVATI NUK DO TË JETË DOPJO, DO TE JENË DY KREVATE TEKE TË BASHKUAR.
    ► PËR REALIZIMIN E KËTIJ UDHËTIMI NUMRI MINIMAL I PJESËMARRËSVE ËSHTË 20 VETA
    ► NË RAST ANULLIMI TË UDHËTIMIT, KLIENTI NJOFTOHET 3 DITË PARA,
    ► PËR REZERVIM, MUND TË PAGUANI 50% TË SHUMËS TANI, NDËRSA PAGESËN E PLOTË DERI 7 DITË PARA NISJES.
    ► NË RAST ANULLIMI NGA KLIENTI PAGESA E BËRË ËSHTË E PAKTHYESHME.
    ► AGJENSIA NUK MBANË PËRGJEGJËSI PËR PERSONAT E KTHYER NGA POLICIA PËR ARSYE TË NDRYSHME SIÇ JANË: MUNGESË DOKUMENTACIONI, ESPULS, ETJ.
    ► NËSE NUK I KA MBUSHUR 18 VJEÇ, DHE UDHËTON ME NJËRIN OSE ASNJËRIN NGA PRINDËRIT, I DUHET PATJETËR PROKURË E NOTERIZUAR

    Prenoto Tani

     
     

    Kontakt

  • Email: [email protected]
  • Telefoni: +355 694000016
  • Adresa: Rruga e Durresit , prane gjimnazin "Qemal Stafa " , 1001 Tirane, Tel: +355 682059020