LIQENI MATKA-SHKUP-OHËR €39
LIQENI MATKA - SHKUP - OHER
  • ► 5-6, 12-13, 19-20, 26-27 Qershor.
  • ► 3-4, 10-11, 17-18, 24-25, 31 Korrik-1 Gusht
  • ► €39 HOTEL GOLD 4* (SHKUP)
  • ► €50 HOTEL PARK & SPA 5* (SHKUP)

Programi:

Programi :

Dita e Pare:

►Nisja nga Tirana në orën 06:00.

►Nisja nga Durrësi në orën 05:15.

►Nisja nga Elbasani në orën 06:30.

Vazhdimi i udhëtimit drejt pikës së kontrollit në Qafë Thanë me një ndalesë të shkurtër gjatë rrugës. Mbërrijmë në Ohër ku do kemi mundësi të vizitojmë qytetin e vjetër, pazarin, shëtitoren buzë liqenit (opsionale lundrim me varkë në liqen), kishën e Shën Sofisë, fortesën e Samuilit dhe jo vetëm.

Pasi t’i kemi marrë më të mirën Ohrit nisemi drejt Shkupiy, ku do te akomodohemi në hotel,  ku mund të shfrytëzojmë lehtësirat e hotelit si: pishina dimërore, sauna, jacuzzi dhe banja turke.
Mbremja e lirë.

Dita e dyte:

 Pas mëngjesit në hotel  do të vizitojmë Kopshtin Zoologjik në Shkup, ku do kemi mundësi të shohim nga afër Xhirafa, Elefantë, Gamile dhe kafshë të tjera nga e gjithë bota që do t’i zbulojmë kur të jeni aty. Më pas na pret qyteti i Shkupit. Vizita jone fillon nga shtëpia e Nënë Terezës, për të kaluar më pas tek sheshi i shatërvanëvë “Aleksandri i Madh”, Ura e Gurit, Ura e Artistëve, Blloku i Muzeve, Carshia e Vjeter, etj.

Do të udhëtojmë drejt Kanionit Matka, i vendosur në perëndim të Shkupit në një hapsirë rreth 5.000ha, i veshur me bukuri natyrore mbresëlënëse dhe i rrethuar me manastire mesjetare. Pjesa më e madhe e ditës së dytë do të shpenzohet në Liqenin Matka ku sugjerohet të konsumohet dreka në restorantet buzë liqenit dhe të provoni lundrimin me motorskaf në liqen. Lundrimi do të jetë deri në shpellën Vrelo e cila është listuar si një prej bukurive natyrore më të veçanta në botë.

 

Pas vizitave në Shkup nisemi në rrugën e kthimit. Mbërritja në Elbasan, Tiranë dhe Durrës në mbrëmje.

Fundi i shërbimit tonë!

€39

Ne cmim perfshihet

  • *– Transport komod.
  • *– Akomodimi ne hotel ( sipas perzgjedhjes)
  • *– Mengjesi.
  • *– Perdorimi i pishines, sauna, jakuzzi, banjo turke ne hotel Bushi.
  • *– Shoqerues shqiptar gjate udhetimit.
  • Ne cmim nuk perfshihet

  • *– bileta e varkës për lundrimin në liqenin e Ohrit – 5 euro (opsionale)
  • *– bileta e motoskafit për lundrimin në liqenin Matka – 5 euro (opsionale)
  • *– bileta e hyrjes te kopshti zoologjik – 1 euro (opsionale)
  • *- Darka ne hotel €10/personi extra
  • Shenim

    • 0-2,99 vjec jane falas;
    • 3-6.99 vjec, nese akomodohet ne dhome me 2 te rritur, perfiton  50% Ulje .

    7-11.99- 25% zbritje.

    • Mbi 12 vjec paguan si i rritur.
    • Nese nuk i ka mbushur 18 vjec, dhe udheton me njerin ose asnjerin nga prinderit, i duhet patjeter prokure e noterizuar.

    SHENIM
    ► AKOMODIMI NE DHOME TEKE (SINGLE) KA PAGESE EXTRA NE VARESI TE HOTELEVE KU QENDROHET.
    ► NESE KREVATI NUK DO TE JETE DOPJO , DO TE JENE DY KREVAT TEKE TE BASHKUAR.
    ► PËR REALIZIMIN E KETIJ UDHËTIMI NUMRI MINIMAL I PJESËMARRËSVE ËSHTË 20 (NJËZET)
    ► NË RAST ANULLIMI TË UDHËTIMIT KLIENTI NJOFTOHET 1- 3 DITË PARA.
    ► PER REZERVIM NEVOJITET 50% E PAGESES PARAPAGIM DHE PJESA TJETER 5 DITE PARA NISJES.
    ► PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME.
    ► AGJENCIA NUK MBAN PERGJEGJESI PER KUSHTET ATMOSFERIKE .

    Prenoto Tani

     
     

    Kontakt

  • Email: [email protected]
  • Telefoni: +355 694000016
  • Adresa: Rruga e Durresit , prane gjimnazin "Qemal Stafa " , 1001 Tirane, Tel: +355 682059020