Lëpushë – Vermosh – Tamarë 2 Ditë 5900 Lekë
Lëpushë, Vermosh, Tamarë, Leqet e Hotit, Shkodër
  • ► 4 , 11 , 15 , 18 , 22 , 25 Korrik
  • ► 1 , 5 , 8 , 12 , 15 , 19 , 22 , 26 , 29 Gusht
  • ► 5 , 9 , 12 ,19 , 26 Shtator
  • ►5900 Lekë (Mëngjes + Darkë)
  • ►6500 Lekë (Mëngjes + Drekë + Darkë)

Programi:

►Dita e parë:

Nisja nga Tirana ne oren 06:00
Nisja nga Durresi ne oren 05:15
Nisja nga Elbasani ne oren 05:15

Gjatë rrugëtimit tonë do të kemi një ndalesë të shkurtër për kafe dhe për të konsumuar mëngjesin rreth 30 minuta përpara se të mbërrijmë në Ballkonin panoramik përbri Leqeve të Hotit. Aty do të qëndrojmë për të shijuar pamje magjepsëse që na ofron lugina e lumit Cem.

Më pas vazhdojmë përmes Leqeve të Hotit për të mbërritur në Lëpushë. Lëpusha e vendosur në krahinën e Kelmendit është përcaktuar si perla e Alpeve Shqiptare me një reliev që shpesh herë krahasohet me Alpet Zvicerane. Në këtë fshat tejet të bukur do kemi mundësinë të konsumojmë drekën me gatime tradicionale dhe gjithashtu të zbulojmë, duke ecur përmes tij, ujëvarën dhe bukuritë që ofrojnë këto anë të alpeve tona.

Pasdite do të vizitojmë Vermoshin një tjetër fshat të bukur në krahinën e Kelmendit, i pozicionuar mes luginës që përshkohet nga lumi me të njëjtin emër.

Kthimi në bujtinë dhe vjen koha e darkës, ku do të shijojmë ushqimin në tavolinat e shtruara me gatimet tradicionale të zonës. Pas darke lojëra, zjarr dhe animacione.

►Dita e dytë:

Konsumimi i mëngjesit në bujtinë mes ajrit të pastër dhe gjelbërimit përreth, duke shijuar natyren e papërshkrueshme të alpeve.

Më pas bëhemi gati për të vizituar ujëvarën e Selcës, përvec transportit me automjetin e agjencisë do te kemi dhe ecje përgjatë shtegut për rreth një orë një drejtim, pasi të mbërrijmë në këmbët e ujëvarës do të kemi mundësi të shijojmë pamjen dhe të pushojmë midis natyrës alpine. Pas kësaj eksperience do të vizitojmë Tamarën, një tjetër fshat të bukur alpin, që është gjithashtu edhe qendra administrative e krahinës i vendosur buzë lumit alpin të Cemit. Kohë e lirë për të konsumuar drekën, gjithashtu personat që dëshirojnë mund të shfrytëzojnë vaskat e lumit për tu larë gjatë kohës së qëndrimit në Tamarë.

Në rrugën e kthimit do të kemi dhe një ndalesë në pedonalen e Shkodrës. Mbërritja në Tiranë, Durrës dhe Elbasan në mbrëmje.

Fundi i shërbimit tonë!

►Duhet të keni me vete:

Çantë shpine, ujë, rroba për ndërresë, rroba banje, fruta të thata, aparat fotografik, çokollatë, veshje sportive për ecje dhe shumë energji, etj.

►Sugjerim:

NËSE NGELENI TË KËNAQUR NGA SHËRBIMI I SHOFERIT APO I GUIDËS NË BAZË TË MUNDËSIVE TUAJA MUND TË VENDOSNI NJË SHUMË MINIMALE SI BAKSHISH PËR VLERËSIMIN E STAFIT TONË!

Ne cmim perfshihet

  • *TRANSPORTI ME AUTOMJET KOMOD
  • *AKOMODIMI NË BUJTINË 1 NATË NË LEPUSHË
  • *MËNGJESI, DREKA DHE DARKA
  • *SHOQËRUESI I GRUPIT
  • Ne cmim nuk perfshihet

  • *DREKA E DITËS SË DYTË
  • *GJITHÇKA QË NUK ËSHTË PËRMENDUR NË RUBRIKEN "PËRFSHIHET"
  • Shenim

    POLITIKAT E FËMIJËVe
    • 0-2.99 VJEC JANË FALAS
    • 3-5.99 VJEC, NËSE AKOMODOHET NË DHOMË ME 2 TË RRITUR, PËRFITON 50 % ZBRITJE
    • MBI 6 VJEC PAGUAJNË SI TË RRITUR

    ► AKOMODIMI NË DHOME TEKE (SINGLE) KA PAGESË EXTRA NË VARESI TË HOTELEVE KU QËNDROHET.
    ► NËSE KREVATI NUK DO TE JETË DOPIO, DO TË JENË DY KREVAT TEK TË BASHKUAR.
    ► PËR REZERVIM NEVOJITET 50% E PAGESËS PARAPAGIM DHE PJESA TJETËR 5 DITË PARA NISJES .
    ► Për realizimin e ketij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve është 20 (njëzet)
    ► Në rast anullimi të udhëtimit klienti njoftohet 1-3 ditë para.
    ► PAGESA E BËRË ËSHTË E PAKTHYESHME.

    Prenoto Tani

     
     

    Kontakt

  • Email: [email protected]
  • Telefoni: +355 68 20 59 020
  • Adresa: Street of Durresi, near by Qemal Stafa High School