Lëpushë – Tamarë 1 Ditë 2200 Lekë
Leqet e Hotit , Tamarë , Lepushë .
  • ► 6 , 7 ,13 , 14 , 20 , 21 , 27 , 28 Qershor
  • ► 4 , 5 , 11 , 12 , 18 , 19 , 25 , 26 Korrik
  • ► 1 , 2 , 8 , 9 , 15 , 16 , 22 , 23 , 29 , 30 Gusht
  • ► 5 , 6 , 12 , 13 , 19 , 26 , 27 Shtator

Programi:

 

► Nisja nga Tirana ne oren 06:00.
► Nisja nga Durresi ne oren 05:20.
► Nisja nga Elbasani ne oren 05:20.

Gjatë rrugëtimit tonë do të kemi një ndalesë të shkurtër për kafe dhe për të konsumuar mëngjesin rreth 30 minuta përpara se të mbërrijmë në Ballkonin panoramik përbri Leqeve të Hotit. Aty do të qëndrojmë për të shijuar pamje magjepsëse që na ofron lugina e lumit Cem.
Më pas vazhdojmë përmes Leqeve të Hotit për të mbërritur në Lëpushë. Lëpushë e vendosur në krahinën e Kelmendit është përcaktuar si perla e Alpeve Shqiptare me një reliev që shpesh herë krahasohet me Alpet Zvicerane. Në këtë fshat tejet të bukur do kemi mundësinë të konsumojmë drekën me gatime tradicionale dhe gjithashtu të zbulojmë duke ecur përmes tij bukurinë që ofrojnë këto anë të alpeve tona.
Pasdreke ne do të vizitojmë një tjetër fshat të bukur alpin, është Tamara, që është gjithashtu edhe qendra administrative e krahinës i vendosur buzë lumit alpin të Cemit.
Në rrugën e kthimit do të kemi dhe një ndalesë në pedonalen e Shkodrës. Mbërritja në Tiranë, Durrës dhe Elbasan rreth orës 20:30 – 21:30 .

 

►Duhet  te keni me vete :

Cante shpine, Shishe uji 1 Liter, rroba pambuku per nderrese ,fruta te thata, aparat fotografike , cokollata , veshje sportive per ecje dhe shume energji .

►Sugjerim :

NESE NGELENI TE KENAQUR NGA SHERBIMI I SHOFERIT APO I GUIDES NE BAZE TE MUNDSIVE TUAJA MUND TE VENDOSNI NJE SHUME MINIMALE SI BAKSHISH PER VLERSIMIN E STAFIT TONE .

2200 Lekë

Ne cmim perfshihet

  • *Transporti me minibus/bus
  • *Shoqeruesi
  • Ne cmim nuk perfshihet

  • *Dreka
  • Shenim

    SHENIM

    ► PER REZERVIM NEVOJITET PAGESE E PLOTE  .
    ► PËR REALIZIMIN E KETIJ UDHËTIMI NUMRI MINIMAL I PJESËMARRËSVE ËSHTË 20 (NJËZET)
    ► NË RAST ANULLIMI TË UDHËTIMIT KLIENTI NJOFTOHET 1-2 DITË PARA.
    ► PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME.

    POLITIKAT E FEMIJEVE

    0 – 1.99 VJEC PA PAGESE .
    2 – 9.99 VJEC 15 % DISCOUNT .
    MBI 10 VJEC PAGESE E PLOTE .

    Prenoto Tani

     
     

    Kontakt

  • Email: [email protected]
  • Telefoni: +355 68 20 59 020
  • Adresa: Street of Durresi, near by Qemal Stafa High School