Lefkada – Parga – Janine 3 Dite €109
Qytetet: ,Parga , #Lefkada, #Janina
  • ► 30 , Korrik €109 Hotel Pegasos 3*/ €115 Hotel Alexandros SeaSide Hotel 3*/ €129 Hotel Tesoro 3*S / €105 Hotel Ionian Star 4* .
  • ► 6 , 13 , 20 , 27 Gusht €119 Hotel Pegasos 3*/ €115 Hotel Alexandros SeaSide Hotel 3*/ €125 Hotel Tesoro 3*S / €110 Hotel Ionian Star 4* .
  • ► 3 Shtator €99 Hotel Pegasos 3* / €109 Hotel Tesoro 3*S / €109 Hotel Ionian Star 4* .
  • Hotel Pegasos 3* ( Mengjes + darke )
  • Hotel Tesoro 3*S ( Mengjes + darke )
  • Hotel Alexandros SeaSide Hotel 3* - (Vetem me mengjes)
  • Hotel Ionian Star 4* ( Vetem me mengjes )

Programi:

►Dita e Pare:

Nisja nga Tirana ne oren 24:00 te darkes (1 dite para nisjes ) .

Nisja nga Durresi ne oren 00:30 .

Nisja nga Elbasani ne oren 23:15 (1 dite para nisjes ) .( Pagese extra 500 Lek/person)

Ndalesa të shkurtra gjate rrugës për në kufirin e Qafe Botes.

Pasi te kalojm ne token Greke ndalesa e pare do te behet ne qytetin turistik te Parges te ndërtuar në qafëmali dhe bregdet ku do te konsumojm edhe mengjesin e dites se premte pasi ne Parga do te jemi rreth ores 07:00 – 08:00 te mengjesit.Kohegjatesia vizites 1 ore e 30 min.Vazhdojmë me një shëtitje të shkurtër në qytet dhe ne shetitoren kryesore buze detit. Me pas nisemi drejt ishullit te Lefkades .Akomodimi ne hotel rreth ores 12 :00 .Kohe e lire per plazh prane hotelit .Darka ne Hotel .Qendrim I lire ne qender te ishullit .

►Dita e Dyte:Mëngjesi në hotel dhe nisja për në qëndrën më të famshme turistike të ishullit, Nidri.Aty na pret anija për një ditë plot ngjyra deti. Fillon udhëtimi në orën 9:45 Vizitojmë bregdetet me famë boterore të Lefkades…Porto Katsiki ose Egremni, Meganisi, Scorpions ….dhe shpellen Papanikolis. Vizitojmë dhe ndalojmë 1 orë në ishullin më të madh të detit Jon, Kefalonia dhe ishullin e Odisesë Itaka. Gjatë ditës bëhen 3-4 ndalesa për plazh. Kjo shëtitje e mrekullueshme eshte opsionale sipas deshires pasi ka kosto extra prej 30 euro per person dhe mbaron rreth ores 18:00 .Kthimi ne hotel.Darka ne hotel .

►Dita e Trete:  Mëngjesi në hotel.Plazh ne Preveza deri ne mesdite . Nisja për kthim nga kufiri Kakavisë me ndalesa te shkurtra  per pushim gjate rruges  Kthimi ne Tirane ne darke rreth ores 21:00 ne darke . Fundi I sherbimit tone .

INFORMACIONE RRETH HOTELEVE :

Hotel Pegasos 3* ndodhet ne zonen e Nikianes 15 minuta larg nga qendra e Lefkades dhe 10 minuta larg nga Nidri, fshati turistik me I madh I ishullit ne te cilin ndodhen te gjitha anijet qe startojn shetitje ne plazhet dhe ishujt e shumte rreth Lefkades.Hotel Pegasos ndodhet 15 metra larg nga vija bregdetare ne te cilen ndodhen edhe taverna , bare ,ristorante , supermarket etj .Ne hotel Pegasos 50% e dhomave jane me pamje nga deti , 25 % me pamje nga fusha & 25% me pamje nga kodra . WIFI – Free , Ajer I kondicionuar – Free .Klikoni linkun per foto mbi hotelin — >> http://www.hotelpegasos.gr

Hotel Ionian Star 4* ndodhet ne qender te ishullit, ne Lefkas City afer Lounge bareve , clubeve te nates dhe 3 shetitoreve me kryesore dhe me te gjalleruara qe Lefkada disponon si shetitorja e Marines , Pedonalja qe pershkon mes per mes gjith qendren e Lefkas City dhe shetitorja buze detit e cila ndan vijen bregdetare me baret e shumta . Hoteli disponon edhe pishine per te rritur dhe femije .Ne hotel Ionian Star 95% e dhomave ndodhen me pamje nga deti.WIFI – Free , Ajer I Kondicionuar – Free .Klikoni linkun per foto mbi hotelin — >> http://ionionstar.gr/

Hotel Tesoro 3*S ndodhet gjithashtu ne zonen e Nikianes 15 minuta larg nga qendra e Lefkades dhe 10 minuta larg nga Nidri ,fshati turistik me I madh I ishullit ne te cilin ndodhen te gjitha anijet qe startojn shetitje ne plazhet dhe ishujt e shumte rreth Lefkades .Vetem 5 minuta ecje ne kemb mund te shkohet ne plazhet afer hotelit ose mund te shfrytezohet pishina si per te rritur ashtu edhe femije . Ne hotel Tesoro te gjitha dhomat jane me pamje nga deti.Wifi – Free , Ajer I Kondicionuar – Free .Klikoni linkun per foto mbi hotelin — >> http://hoteltesoro.gr/

Duhet te keni me vete :

-Cante shpine, sandale, atlete, shishe uji, rroba banje, rroba pambuku per nderrese, fruta te thata, cokollata,

Sugjerim :

NESE NGELENI TE KENAQUR NGA SHERBIMI I SHOFERIT APO I GUIDES NE BAZE TE MUNDSIVE TUAJA MUND TE VENDOSNI NJE SHUME MINIMALE SI BAKSHISH PER VLERSIMIN E STAFIT TONE .

Ne cmim perfshihet

  • *Transporti me bus/minibus .
  • *Akomodimi 2 nete Ne hotelet perkates
  • *Vaktet sipas hotelit te perzgjedhur
  • *PERDORIMI I PISHINES SE HOTELIT .(Per hotel Tesoro & Ionian Star )
  • *Shoqerues Shqiptare gjate udhetimit .
  • Ne cmim nuk perfshihet

  • *Shetitja me anije 30 Euro/person
  • *Siguracioni i jetes ne udhetim ( i detyrueshem)
  • *Taksat lokale te ligjit te ri Grek e cila paguhet cash ne recepsion . 1.5 euro per dhome per nate ne hotel me 3* dhe 3 euro per dhome per nate ne hotel me 4*
  • *PCR Test.
  • Shenim

    POLITIKAT E FEMIJEVE
    • 0-1.99 VJEC JANË FALAS
    • 2-11.99VJEC, NËSE NJE FEMIJE AKOMODOHET NË DHOMË ME 2 TË RRITUR, PËRFITON 50  % ZBRITJE
    • MBI 12 VJEC PAGUAN SI I RRITUR
    SHENIM
    ►AKOMODIMI NE DHOME TEKE (SINGLE) PAGUAN 25 % ME PAK SE CMIMI PER DY PERSONA .

    ►NESE KREVATI NUK DO TE JETE DOPJO , DO TE JENE DY KREVAT TEKE TE BASHKUAR.

    ►PER REZERVIM NEVOJITET 50% E PAGESES PARAPAGIM DHE PJESA TJETER 5 DITE PARA NISJES.

    ►PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME.

    ►AGJENSIA NUK MBAN PERGJEGJESI PER PERSONAT E KTHYER NGA POLICIA PER ARSYE TE NDRYSHME SIC JANE MUNGESE DOKUMENTACIONI, ESPULS, ETJ.

    ►NESE NUK I KA MBUSHUR 18 VJEC, DHE UDHETON ME NJERIN OSE ASNJERIN NGA PRINDERIT, I DUHET PATJETER PROKURE E NOTERIZUAR.

    ►AGJENSIA NUK MBAN PERGJEGJESI PER KUSHTET ATMOSFERIKE DHE ZHVILLIMIN E SPORTEVE DIMERORE

    ► PËR REALIZIMIN E KETIJ UDHËTIMI NUMRI MINIMAL I PJESËMARRËSVE ËSHTË 20 (NJËZET)

    ► NË RAST ANULLIMI TË UDHËTIMIT KLIENTI NJOFTOHET 2-3 DITË PARA.

     

    Informacione të rëndësishme:

     Duhet te mbani maska pergjate udhetimi,

    • Në lidhje me kushtet dhe specifikat e COVID-19 për të kaluar kufirin  në Greqi do i’u duhet të keni:

     

    1. PCR Test, të cilin mund ta kryeni tek Laboratoret e akredituar ; PCR-ja duhet të jetë jo më i vjetër sesa 72 orë para mbërritjes në Greqi;
    1. Duhet patjeter te plotesoni formularin PLF 24 ore para hyrjes ne territorin e Republikes Greke dhe ta ruani ate ne telefonat tuaj mobil ose te printuar. Linkun e formularit e gjeni ketu: https://travel.gov.gr/#/

    Prenoto Tani

     
     

    Kontakt

  • Email: [email protected]
  • Telefoni: +355 694000016
  • Adresa: Rruga e Durresit , prane gjimnazin "Qemal Stafa " , 1001 Tirane, Tel: +355 682059020