Udhëtimi në Vienë 4 ditë 329€

Vizitohet: Viene
Data e udhetimit: 15-18 Tetor
4 dite
329
  • Dita e Parë :

    Takimi me shoqëruesin e grupit 2 orë përpara fluturimit në aeroportin e Tiranës. Pas procedurave të check-in-it do marrim fluturimi direkt Tiranë – Vienë. Nisja më 06.10. - Mbërritje në Vienë në orën 07.50. Pasi të mbarojmë procedurat e mbërritjes në aeroport do të nisemi për të vizituar Pallatin Belvedere ku do fiyitojme Muzeun e artit ku gjendet edhe piktura me e njohur Austriake e Gustav Klimpt, “Puthja”. Pas një pushimi për drekë, do të shkojmë tek Pallati Schoenbrun ku do të vizitohet pallati nga brenda si dhe dhomat e tijë madhështore si dhe kopshtet barok. Sistemimi dhe akomodim në hotel në Vienë.

  • Dita e Dytë:

    Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike në monumentet e Vienës, si Kisha Kushtrimore, Universiteti i Vienës, Bashkia e qytetit, Muzetë binjakë, Hofburg, si dhe Muzeu i Parzmoreve ku gjendet përkrenarja ose shpata e Gjergj Kastriotit. Vazhdojmë në Rënojat Romake të qytetit si dhe bulevardin Graben. Pas ndalesës për drekë do të vizitojmë Katedralen e Shën Stefanit dhe rrugën tregtare Kertenshtrase. Pasi të shohim Operan e Vienës si dhe shtatoren e Gëtes, do të kthehemi në hotel. Sistemim dhe akomodim në hotel.

  • Dita e Tretë:

    Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit do të shkojmë tek Shtëpia e koncerteve të Vienës si dhe Parkun e qytetit. Më vonë do dalim buzë kanalit të Danubit ku do të kemi mundësi për një shëtitje me anije në Danub. Pas drekës, do të shkojmë tek shtëpia e Hundertwasser si dhe më vonë për një vizitë panoramike në zonën e Prater-it si dhë në zonën e Donaustadt ku është UNO city. E fundit për këtë ditë do të jetë ngjitja në Donauturm. Kthimi në hotel. Sistemimi dhe akomodim në hotel në Vienë.

  • Dita e Katërt:

    Mëngjesi në hotel. Transfertë për në aeroportin e Vienës. Nisja nga hoteli në orën 09.00 për në aeroportin e Vienës. Fluturimi për në Tiranë është në orën 12.25. Mbërritja në Tiranë më 14.00.

  • Në pagesën përfshihen:
    1. Fluturimi direkt Tiranë - Vienë - Tiranë.
    2. Fjetje në hotel 3 netë në Vienë.
    3. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
    4. Shëtitje dhe transferta me Autobus.
    5. Shoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimit.
    6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

  • Në pagesë nuk janë përfshirë:
    1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
    2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

  • Në pagesën përfshihen:
    1. Fluturimi direkt Tiranë - Vienë - Tiranë.
    2. Fjetje në hotel 3 netë në Vienë.
    3. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
    4. Shëtitje dhe transferta me Autobus.
    5. Shoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimit.
    6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

  • Në pagesë nuk janë përfshirë:
    1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
    2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Në lidhje me kushtet dhe specifikat e COVID-19 për të kaluar kufirin në Austri do i’u duhet të keni:

- PCR Test, të cilin mund ta kryeni tek Laboratoret e akredituar ; PCR-ja duhet të jetë jo më i vjetër sesa 72 orë para mbërritjes në Austri;
- Duhet te plotësoni gjithashtu nga 72 deri në 24 orë përpara mbërritjes në Austri formularin PTC me të dhënat tuaja personale dhe duhet t'a keni të printuar ose format elektronik: https://entry.ptc.gv.at/

Per hyrjen ne SHQIPERI sipas ndryshimeve te reja nga shteti Shqiptar te masave anti-Covid , nga data 6 Shtator, date ne te cilen hyjne ne fuqi masat e reja, cdo person duhet te disponoj nje nga kriteret me posht :
1-Tampon PCR të 72 orëve të fundit
2-Testi i shpejtë antigene të 48 orëve të fundit
3-Dokumentin që keni kaluar Covid-19 gjashtë muaj e fundit,
4-Certifikate vaksinimi të të dyja dozave

Nese nuk dispononi asnje nga keto dokumenta si me sipër, ju vetë-karantinoheni 10 ditë nga dita e mbërritjes.

Prenoto Tani

 
 

Kontakt

  • Email: [email protected]
  • Telefoni: +355 694000016
  • Adresa: Rruga e Durresit , prane gjimnazin "Qemal Stafa " , 1001 Tirane, Tel: +355 682059020