UDHËTIM NË STAMBOLL 4 DITË €219

Vizitohet: Stamboll
Data e udhetimit: Nisjet : 2-5, 16-19 Shtator; 30 Shtator-3 Tetor; 14-17 Tetor, 28-31 Tetor; 4-7 Nentor; 11-14 Nentor; 25-28 Nentor; 26-29 Nentor.
4 Ditë
219
  • Dita e Parë

    Paraqitja në Aeroportin e Rinasit duhet të bëhet 1 orë e 30 minuta para nisjes së avionit.
    Fluturimi për në Stamboll.
    Nisja në 09.20 te mengjesit. Mberritja në Stamboll në 12:00.
    Nisja me Autobus për Shopping ne qender tregetare per rreth 2.5 ore
    Vazhdimi I udhetimit ne drejtim te Istanbul Akuarium.
    Akuariumi i Stambollit është hapur në Prill 2011 dhe është një ndër më të mëdhenjtë në botë për nga vëllimi, shumëllojshmëria e specieve të ujit dhe aktiviteteve.
    Hyrja 15 Euro – Qëndrimi 1.5 orë.
    Pas vizitës, kthimi dhe akomodimi në Hotel (Prane zones historike)
    Darka e lire nen sugjerimin e guides.

  • Dita e Dytë

    Mëngjesi në Hotel.
    Nisja në këmbë me Shoqëruesin për në Pazarin e Vjetër Kapali Carshi.
    Pazari i Vjetër Kapali Carshi është një nga tregjet e mbulura më të mëdha në botë. Ka 61 rrugë të mbuluara dhe mbi 4 mijë dyqane në një zone prej 30.700 m2 dhe që tërheq rreth 250 mijë deri 400 mijë vizitorë në ditë.(OBJEKT TURISTIK)
    Hyrja Falas – Qëndimi rreth 2 orë.

    Pas vizitës në pazar ,nisja për në Eminoy, stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor.
    Lundrim me anije për 2 orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa.
    Hyrja 10 Euro - Lundrim rreth 2.5 orë.
    Vazhdon vizita në Qendrën e Stambollit, në Sheshin Taksim.Sheshi Taksim, i vendosur në pjesën europiane të Stambollit, është i famshëm për restorantet, dyqanet dhe hotelet. Konsiderohet si zemra e Stambollit modern, me stacionin qendror të rrjetit Metro të Stambollit. Këtu ndodhet dhe Monumenti i Republikës.
    Kthimi në Hotel.
    Në mbrëmje, nisja me autobuz për shëtitje në Bosfor gjatë natës Turkish Show, Darkë me Pije jo alkolike pa limit dhe Shfaqje Tradicionale dhe Moderne Turke.
    Hyrja 30 Euro – Qëndrimi 3 orë.
    Kthimi në Hotel.

  • Dita e Tretë

    Mëngjesi në Hotel.
    Nisja në këmbë me Shoqëruesin për në Sheshi Sulltan Ahmet ku vizitojme Top Kapi, Sarajet Dimërore të Sulltanit.
    Pallati Topkapı në shekujt 15 dhe 16 ka shërbyer si vendbanimi kryesor dhe selia administrative e sulltanëve osmanë. Ndërttimi i urdhëruar nga Sulltan Mehmet Pushtuesi, filloi në 1459, gjashtë vjet pas pushtimit të Kostandinopojës. Topkapı fillimisht u quajt "Pallati i Ri" (Yeni Saray) për ta dalluar atë nga “Pallati i Vjetër” (Eski Saray) në Sheshin Beyazıt. Kompleksi i pallatit përbëhet nga katër oborre kryesore dhe shumë ndërtesa më të vogla. Anëtarët femra të familjes së Sulltanit jetonin në harem dhe zyrtarët kryesorë të shtetit, përfshirë Vezirin e Madh, zhvillonin takime në ndërtesën e Këshillit Perandorak.
    Hyrja 15 Euro – Qëndrimi 2 orë.
    Vazhdon Vizita në Xhaminë Blu.
    Xhamia Sulltan Ahmet, e njohur gjithashtu si Xhamia Blu, projektuar nga Arkitekt Shqiptar Sinani është xhami e epokës Osmane ndërtuar midis 1609 dhe 1616 gjatë sundimit të Ahmet I. Xhamia Blu kombinon shumë elemente bizantine të Shën Sofisë fqinje me arkitekturën tradicionale islamike dhe konsiderohet të jetë xhamia e fundit e madhe e periudhës klasike.
    Hyrja Falas – Qëndrimi 30 Minuta
    Vazhdon Vizita në Shën Sofi Sofi – Hagia Sofia
    Hagia Sophia, zyrtarisht Xhamia e Madhe e Hagia Sophia dhe më parë Kisha e Shën Sofisë, është ndërtuar në vitin 537 si katedrale patriarkale e kryeqytetit perandorak të Kostandinopojës, ishte kisha më e madhe e krishterë e Perandorisë Romake Lindore (Perandoria Bizantine) dhe Kisha Ortodokse Lindore, përveç gjatë Perandorisë Latine nga 1204 deri në 1261, kur u bë katedralja katolike romake e qytetit. Në 1453, pas Rënies së Konstandinopojës në Perandorinë Osmane, ajo u shndërrua në një xhami. Në vitin 1935 Republika laike Turke e themeloi atë si një muze. Në vitin 2020, ajo u rihap si xhami.
    Hyrja Falas – Qëndrimi 30 Minuta
    Vazhdon Vizita në Hipodrom
    Hipodromi i Kostandinopojës ishte qendra sportive dhe shoqërore e Kostandinopojës, kryeqyteti i Perandorisë Bizantine. Sot është një shesh me emrin Sultanahmet Meydani, me disa fragmente të strukturës origjinale të mbijetuar.

    Qendrim i lire.
    Kthimi në Hotel.

  • Dita e Katërt

    Mëngjesi në Hotel.

    Paradite të lirë.
    Vazhdon udhëtimi drejt Kodrës Camlica.
    Kodra Çamlıca ndodhet në pjesën aziatike të qytetit në 268 m mbi nivelin e detit dhe ka një pamje panoramike të pjesës jugore të Bosforit dhe grykës së Bririt të Artë. Kodra është një atraksion i njohur për vizitorët. Ka çajtore, kafene dhe një restorant të dizajnuar historik brenda një parku publik me pemë monumentale, kopshte lulesh dhe shatërvane.
    Hyrja e lirë - Qëndrimi 40 minuta.

    Nisja me autobus për në Dolma Bahce.
    Pallati Dolma Bahce, apo Sarajet Verore të Sulltanit, apo Pallati i Kopshteve të Mbushura është ndërtuar ndërmjet viteve 1843 – 1856 dhe ka kushtuar rreth 35 ton ar e barabartë me rreth1.5 miliard USD. U ndërtua nga Sulltani I 31 I Perandorisë Otomane Abdulmecid I për të kaluar luksin dhe komfortin e asaj kohe që kishin mbretëritë në Europë.

    Hyrja 15 Euro – Qëndrimi 1 orë.

    Transferta ne drejtim te Aeroportit.
    Nisja nga Stambolli në 20.00
    Fluturimi për në Tiranë 23:35
    Mbërritja në aeroportin e Rinasit në 00:15 .

    Kujdes:
    Të gjithë klientët që udhëtojnë për në Turqi duhet të kenë pasaportë të vlefshme për 6 muaj duke filluar nga dita e pare e hyrjes ne Stamboll.

  • -Bileta e avionit vajtje – ardhje. (Bagazhe të plota 30 kg + 8 kg bagazh dore).
    -Akomodimi në hotel në qendër të pjesës Evropiane të Stambollit.
    -Mëngjeset për të gjithë ditët e qëndrimit.
    -Shëtitjet në Stamboll me autobus (sipas programit).
    -Shoqërues dhe guidë shqiptare, për të gjithë ditët e qëndrimit.
    -Transfertat Aeroport – Hotel – Aeroport.

  • - Gjithcka që nuk është përmendur në këtë program.
    - Siguracioni në Udhëtim
    - Hyrjet në Monumente dhe Muzeume.

  • -Bileta e avionit vajtje – ardhje. (Bagazhe të plota 30 kg + 8 kg bagazh dore).
    -Akomodimi në hotel në qendër të pjesës Evropiane të Stambollit.
    -Mëngjeset për të gjithë ditët e qëndrimit.
    -Shëtitjet në Stamboll me autobus (sipas programit).
    -Shoqërues dhe guidë shqiptare, për të gjithë ditët e qëndrimit.
    -Transfertat Aeroport – Hotel – Aeroport.

  • - Gjithcka që nuk është përmendur në këtë program.
    - Siguracioni në Udhëtim
    - Hyrjet në Monumente dhe Muzeume.

1. Lundrim me anije në Bosfor 2 – 2.5 orë për të parë Europën e dhe Azinë €10.
2.Anije me shfaqje dhe darkë €30, përfshin: Transporti vajtje ardhje nga Hoteli, Shfaqje me Kërcimtarë dhe DJ, Darkë Speciale, Pije jo alkoolike pa kufizim. Zgjat 3 orë.
3.Akuarium i Stambollit - €15.
4.Bileta e hyrjes Dollmabahce €15 .
5.Bileta e hyrje Sarajet TopKapi €13.

*SHENIM* Grupi i dates 26-29 Nentor e ka fluturimin e kthimit ne oren 13:00.

Informacione të rëndësishme:
 Duhet te mbani maska pergjate udhetimi,

Në lidhje me kushtet dhe specifikat e COVID-19 për të kaluar kufirin  në TURQI do i’u duhet të keni:
PCR Test, të cilin mund ta kryeni tek Laboratoret e akredituar ; PCR-ja duhet të jetë jo më i vjetër sesa 72 orë para mbërritjes në Turqi ;
Duhet patjeter te plotesoni formularin PLF 24 ore para hyrjes ne territorin e Republikes Turke dhe ta ruani ate ne telefonat tuaj mobil ose te printuar. Linkun e formularit e gjeni ketu: https://travel.gov.gr/#/

Per hyrjen ne SHQIPERI sipas ndryshimeve te reja nga shteti Shqiptar te masave anti-Covid , nga data 6 Shtator, date ne te cilen hyjne ne fuqi masat e reja, cdo person duhet te disponoj nje nga kriteret me posht :
1-Tampon PCR te 72 oreve te fundit
2-Testi I shpejte antigene te 48 oreve te fundit
3-Dokumentin qe keni kaluar Covid
4-Certifikate vaksinimi te te dyja dozave

Nese nuk dispononi asnje nga keto dokumenta si me siper, ju vete-karantinoheni 10 dite nga dita e mberritjes.

Prenoto Tani

 
 

Kontakt

  • Email: [email protected]
  • Telefoni: +355 694000016
  • Adresa: Rruga e Durresit , prane gjimnazin "Qemal Stafa " , 1001 Tirane, Tel: +355 682059020