PARIS 4 DITE €399

Vizitohet: Paris
Data e udhetimit: 4-7 Mars
4 dite
399
  • Dita e Parë :

    Takimi me shoqëruesin e grupit 2 orë përpara fluturimit. Udhëtimi me avion direkt Tiranë - Paris. Nisja në orën 18:00. Mbërritja në aeroportin Beauvais të Parisit në orën 20:55. Transferimi për në hotel. Sistemimi dhe fjetje në hotel.

  • Dita e Dytë :

    Mëngjesi në hotel. Paradite do të bëjmë vizitë panoramike të Parisit ku do të shikohen Opera de Garnier, Sheshi Place Vendome, Bulevardi i madh, Harku i triumfit i Shën Denisit dhe Shën Mëhillit, Sheshi i Republikës, si dhe Sheshi i Bastijës. Do kalojmë nga Rue de Rivoli edhe do vizitojmë Bashkinë e Parisit si dhe Katedralen e Notre Dame. Do të vazhdojmë vizitën në Muzeum e Luvrit. Kthimi dhe akomodimi në hotel.

  • Dita e Tretë :

    Mëngjesi në hotel. Gjatë ditës do të bëjmë vizitë në La Defence, Harkun e Triumfit, Sheshin Trokadero, Bulevardi Champs Elysees si dhe Sheshi Place de la Concorde, Kopshtet Tyleri, Pallati i invalideve si dhe Varri i Napoleonit. Në pasdite, shëtitje me anije në lumin e Senës. Kthimi dhe akomodimi në hotel. Dreka e lire per te gjithe personat qe deshirojne te qendrojne perseri ne qender te Parisit mund te perdorin transportin publik me sugjerimin e guides sone.

  • Dita e Katert :

    Mëngjesi në hotel. Paradite opsionale do te jetë visita në Chateau de Versailles. Gjatë drekës do do vizitohen Pallati i Luxemburgut, Tour de Montparnasse si dhe Bazilika e Sacre Coeur. Fluturimi direkt Paris - Tiranë. Nisja në orën 21:50 Mbërritja në Tiranë në orën 00.30. Fundi i sherbimit tone.

    Data 4-7 Mars do të jetë 399 EUR pp

  • Në pagesë përfshihen:
    1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
    2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
    3. Akomodim në hotel për 3 netë qëndrimi.
    4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
    5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
    6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 30x 20cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

  • Në pagesë nuk janë përfshirë:
    1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
    2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
    3. Lundrimi me Anije.

  • Në pagesë përfshihen:
    1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
    2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
    3. Akomodim në hotel për 3 netë qëndrimi.
    4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
    5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
    6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 30x 20cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

  • Në pagesë nuk janë përfshirë:
    1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
    2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
    3. Lundrimi me Anije.

Hyrjet opsionale janë si më poshtë:

1. Kulla Eiffel, 28 EUR personi
2. Muzeu i Luvrit, 19 EUR personi
3. Shetitje ne Lumin Seine, 15 EUR per person,
4. Chateau de Versailles, 20 EUR per person

INFORMACIONE TE RENDESISHME:

Në lidhje me kushtet dhe specifikat e COVID-19 për të kaluar kufirin në Francë do i’u duhet të keni:
- Çertifikatë të plotë vaksinimi me të dya dozat ku nga doza e dytë duhet te kenë kaluar më shumë sesa 14 ditë por jo më shumë sesa 9 muaj.
Vaksinat e pranuara në Francë janë:
1. Pfizer/Comirnaty,
2. Moderna,
3. AstraZeneca/Vaxzevria/ Covishield/Fiocruz/R-Covia
4. Johnson & Johnson

- PCR Test, të cilin mund ta kryeni tek Laboratoret e akredituar; PCR-ja duhet të jetë jo më i vjetër sesa 72 orë para mbërritjes në Francë ;

Per hyrjen ne Shqipëri sipas ndryshimeve te reja nga shteti Shqiptar te masave anti-Covid , nga data 6 Shtator, date ne te cilen hyjne ne fuqi masat e reja, cdo person duhet te disponoj nje nga kriteret me posht :
1-Tampon PCR të 72 orëve të fundit
2-Testi i shpejtë antigene të 48 orëve të fundit
3-Dokumentin që keni kaluar Covid-19 gjashtë muaj e fundit,
4-Certifikate vaksinimi të të dyja dozave

Nese nuk dispononi asnje nga keto dokumenta si me sipër, ju vetë-karantinoheni 10 ditë nga dita e mbërritjes.

- Akomodimi ne dhome teke (single) ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.

- Nëse krevati nuk do te jetë dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.

- Për rezervim nevojitet 30% e pageses parapagim dhe pjesa tjeter 15 dite para nisjes.

- Pagesa e bërë është e pakthyeshme.

- Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forca te ndryshme madhore.

- Agjensia nuk mban përgjegjlsi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë: mungesë dokumentacioni, espuls, etj.

- Nëse personi që udhëton me grupe nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udheton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje).

- Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi.

- Gjatë qëndrimit në autobus duhet të jeni të pajisur me maska mbrojtëse.

Nëse Franca ndryshon kushtet e hyrjes për vendet e treta, siç është Shqipëria duke vendosur kushte më strikte, agjensia nuk mbanë përgjegjësi për ndryshimet.

Prenoto Tani

 
 

Kontakt

  • Email: [email protected]
  • Telefoni: +355 694000016
  • Adresa: Rruga e Durresit , prane gjimnazin "Qemal Stafa " , 1001 Tirane, Tel: +355 682059020