Budapest me Avion 4 dite €299

Vizitohet: Budapest, Shën Andrea, Vishegrad
Data e udhetimit: 26-29 Nëntor
4 dite
299
  • Dita e Parë:

    Takimi me shoqëruesin e grupit 2 orë përpara fluturimit për t’u prezantuar dhe në orën 13:25 nisemi me fluturim direkt nga Aeroporti i Tiranës në Budapest të Hungarisë. Mbërritje në Aeroportin e Budapestit në orën 14:50. Pas procedurave aeroportuale, do të shkojmë në qytet për të vizituar Fortesën e Peshkatarëve si dhe Kështjellën në Buda. Transfertë për në hotel. Akomodim dhe sistemim në hotel. Mbrëmja e lirë dhe ku sugjerimet e shoqëruesit nuk do të mungojnë.

  • Dita e Dytë:

    Mëngjesi në hotel. Paradite do të fillojmë vizitën nga Sheshi i heronjve, ku do të njihemi me figurat kryesore të kombit hungarez. Do të shëtisim edhe do kalojmë nga Kështjella e Vajdahunyad si dhe Banjot Termale Szechenyi. Do të vazhdojmë në bulevardin qëndror, i cili njihet si ‘’Champs Elysees’’ e Budapestit, rruga Andrassy Utsa. Dhe do të ndalemi tek Parlamenti i Hungarisë, i cili është padiskutim godina më e bukur e një parlamenti në botë. Do fillojmë të shëtisim prej andej dhe do shkojmë tek Sheshi i lirisë ku gjendet monumenti Sovjetik, si dhe shtatorja e Ronald Regan. Do shkojmë më vonë tek Bazilika e Shën Stefanit si dhe tek Sheshi i Istvan Szechenyi ku gjenden Akademia e Shkencave Hungareze, Pallati Gresham si dhe Ura e Luanëve, e cila është ndërtuar nga një familje Voskopojare. Pas drekës, do të bëjmë një shëtitje me anije në lumin e Danubit për të parë të gjitha momumentet që gjenden përgjatë lumit në qytet. Guidën e kësaj ditë do ta përfundojmë duke shkuar për të vizituar Kodrën Gellert, aty ku gjendet Citadella si dhe Shtatorja e Lirisë. Transferta në hotel. Sistemim edhe akomodim në hotel. Mbrëmja e lirë dhe ku sugjerimet e shoqëruesit nuk do të mungojnë.

  • Dita e Tretë:

    Mëngjesi në hotel. Dita e tretë është e lirë për shopping dhe për shëtitje të lirë ose opsionale mund të shkojmë në qytetin piktoresk buze Danubit, atë të Shën Andreas ose Szentendre në Hungarisht, i cili njihet si qyteti i muzeve, galerive të artit si si qyteti i artistëve. Më vonë, për grupin që do zgjedhi udhëtimin opsional për këtë ditë, do të shkojmë edhe në Vishegrad ku do të vizitojmë Kalane e Vishegradit si dhe muzeun brenda kalasë si dhe pamjen magjike që ajo ofron mbi luginën ku kalon Danubi. Kthehemi në hotel. Sistemin edhe akomodim në hotel. Mbrëmja e lirë dhe ku sugjerimet e shoqëruesit nuk do të mungojnë.

  • Dita e Katërt:

    Mëngjesi në hotel. Në orën 08:30 do të nisemi për në aeroport. Mbërritja në aeroportin e Budapestit dhe pas procedurave aeroportuale, do të nisemi për në Tiranë në orën 11:30. Mbërritje në Tiranë në orën 12:55. Fundi i shërbimit tonë.

    Udhëtimi opsional për në Szentendre edhe Vishegrad kushton 10 EUR për person.

    Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi.

  • Në pagesën përfshihen:
    1. Fluturimi direkt Tiranë - Budapest - Tiranë.
    2. Fjetje në hotel 3 netë në Budapest.
    3. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
    4. Shëtitje dhe transferta me autobus.
    5. Shoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimit.
    6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

  • Në pagesë nuk janë përfshirë:
    1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
    2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
    3. Udhëtimi opsional në Szentendre dhe Vishegrad me autobus prej 10 EUR për person.

  • Në pagesën përfshihen:
    1. Fluturimi direkt Tiranë - Budapest - Tiranë.
    2. Fjetje në hotel 3 netë në Budapest.
    3. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
    4. Shëtitje dhe transferta me autobus.
    5. Shoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimit.
    6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

  • Në pagesë nuk janë përfshirë:
    1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
    2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
    3. Udhëtimi opsional në Szentendre dhe Vishegrad me autobus prej 10 EUR për person.

Informacione të rëndësishme:

Në lidhje me kushtet dhe specifikat e COVID-19 për të kaluar kufirin në Hungari do i’u duhet të keni:

- PCR Test, të cilin mund ta kryeni tek Laboratoret e akredituar ; PCR-ja duhet të jetë jo më i vjetër sesa 72 orë para mbërritjes në Hungari;
ose
- Çertifikatë e plotë vaksinimi për vaksinat e njohura nga EMA;

Per hyrjen ne SHQIPERI sipas ndryshimeve te reja nga shteti Shqiptar te masave anti-Covid , nga data 6 Shtator, date ne te cilen hyjne ne fuqi masat e reja, cdo person duhet te disponoj nje nga kriteret me posht :
1-Tampon PCR të 72 orëve të fundit
2-Testi i shpejtë antigene të 48 orëve të fundit
3-Dokumentin që keni kaluar Covid-19 gjashtë muaj e fundit,
4-Certifikate vaksinimi të të dyja dozave

Nese nuk dispononi asnje nga keto dokumenta si me sipër, ju vetë-karantinoheni 10 ditë nga dita e mbërritjes.

- Akomodimi ne dhome teke (single) ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.
- Nëse krevati nuk do te jetë dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.
- Për rezervim nevojitet 30% e pageses parapagim dhe pjesa tjeter 5 dite para nisjes .
- Fëmija, i cili duhet të jetë nga mosha 0 - 9.99 vjec, do t'i aplikohet një ulje prej 20 EUR nga çmimi për të rritur.
- Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
- Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forca te ndryshme madhore.
- Agjensia nuk mban përgjegjlsi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë: mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
- Nëse personi që udhëton me grupe nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udheton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje).
- Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi.
- Gjatë qëndrimit në autobus duhet të jeni të pajisur me maska mbrojtëse

Nëse Hungaria ndryshon kushtet e hyrjes për vendet e treta, siç është Shqipëria duke vendosur vaksinën si detyrim dhe nuk lejon më të futen në Hungari vetëm me PCR, agjensia nuk mbanë përgjegjësi për ndryshimet.

Prenoto Tani

 
 

Kontakt

  • Email: [email protected]
  • Telefoni: +355 694000016
  • Adresa: Rruga e Durresit , prane gjimnazin "Qemal Stafa " , 1001 Tirane, Tel: +355 682059020