BARCELONE 4 DITE €329

Vizitohet: Barcelona
Data e udhetimit: 2-5 Tetor;
4 Ditë
329
  • Dita e Parë :

    Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit.
    Fluturimi direkt Tiranë - Barcelonë. Nisja në orën 18.45 nga aeroporti i Tiranës. Mbërritja
    në Barcelonë në orën 21:15. Transferta në hotel. Sistemimi dhe fjetje në hotel.

  • Dita e Dytë :

    Mëngjesi në hotel. Në mëngjes do të vizitojmë fillimisht Sheshin Espanja
    si dhe kodrën Montjuik ku gjenden Muzeu Kombëtar i Artit Katalan, Stadiumet e Lojerave
    Olimpike Barcelona ’92. Do të zbesim kodrën edhe do të vizitojmë Portin e Krociereve ku
    gjendet Mirador de Colom, statuja e Kristofor Kolombit, Bulevardin Las Ramblas si dhe një prej
    veprave arkitekturore të Antoni Gaudit, Palau Guell si dhe sheshi i mrekullueshëm Reial. Më pas
    do të shkojmë për të vizituar Akuariumin e Barcelonës dhe ku do të qëndrojmë për drekë. Në
    pasdite do te kalojmë nga lagjia tradicionale e Barcelonës, Barceloneta. Më vonë do të shkojmë
    në Marinën Olimpike aty ku gjenden edhe dy nga kullat me të larta në qytet si Torre Mapfre si
    dhe Hotel Arts. Në fund do të shkojmë për të vizituar Bazilikën e mrekullueshme Sagrada
    Famiglia. Kthim në hotel. Sistemim edhe akomodim në hotel. Fjetje në Hotel.

  • Dita e Tretë :

    Mëngjesi në hotel. Paradite, vizitë në Manastirin e Montserrat. (Opsionale, 20 EUR për person)
    Pasdite, do të vizitojmë qytetin e vjetër Barcelonës duke lëvizur në këmbë dhe do shohim Pallatin e Muzikës
    Katalanase në afërsi të këtij sheshi. Pas drekës, do të vizitojmë Katedralen e Shën Eulalisë, Urën e Peshkopëve, Sheshin
    San Jaume, si dhe lagjen gotike të Barcelonës si dhe Muzeun e Pablo Picasso. Kthimi në hotel me transport publik, i cili paguhet nga vetë anëtarët e grupit nën shoqërimin e guidës.
    Sistemim edhe akomodim në hotel.

  • Dita e Katërt :

    Mëngjesi në hotel. Gjatë paradites, do të vizitojmë Parkun Guell. Më
    vonë do të shkojmë tek Parc de la Ciutadella ku gjenden Kështjella e tre dragojve, Monumenti
    Cascada si dhe Harku i Triumfit. Gjatë pasdites, shëtitje në bulevardin Passeig de Gracia,
    bulevardi me markat më të mira në qytet si dhe vendi ku gjenden Vilat me arkitekturën më të
    veçantë në qytet si Casa Mila, Majestic hotel, Casa Batllo, Casa Amatller, Casa Lleo i Morera
    dhe sheshi qendror i qytetit, Plaça Catalunya, vendi ku gjendet statuja e Cesk Macia. Transferta
    në Aeroportin e Barcelonës nga qendra e qytetit do të jetë në orën 18:00. Fluturimi
    direkt Barcelonë - Tiranë. Nisja nga Barcelona në orën 21.55. Mbërritja në Tiranë në orën 00:20.

  • 1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë - Barcelonë - Tiranë.
    2. Transfertat dhe shëtitjet me autobús në Barcelonë.
    3. Akomodim në hotel për 3 netë.
    4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
    5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
    6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në (40x30x25cm) cm.
    (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

  • Në pagesë nuk janë përfshirë:
    1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
    2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

  • 1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë - Barcelonë - Tiranë.
    2. Transfertat dhe shëtitjet me autobús në Barcelonë.
    3. Akomodim në hotel për 3 netë.
    4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
    5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
    6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në (40x30x25cm) cm.
    (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

  • Në pagesë nuk janë përfshirë:
    1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
    2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Hyrjet opsioanale në Barcelone:

1. Sagrada Familia - 29 EUR per person,
2. Parku Guell - 15 EUR per person,
3. Stadiumi i Barcelonës - 30 EUR për person,
4. Aquariumi i Barcelonës - 25 EUR për person,

Në lidhje me kushtet dhe specifikat e COVID-19 për të kaluar kufirin në Spanjë do i’u duhet të keni:

- PCR Test, të cilin mund ta kryeni tek Laboratoret e akredituar ; PCR-ja duhet të jetë jo më i vjetër sesa 72 orë para mbërritjes në Spanjë ;

Per hyrjen ne SHQIPERI sipas ndryshimeve te reja nga shteti Shqiptar te masave anti-Covid , nga data 6 Shtator, date ne te cilen hyjne ne fuqi masat e reja, cdo person duhet te disponoj nje nga kriteret me posht :
1-Tampon PCR të 72 orëve të fundit
2-Testi i shpejtë antigene të 48 orëve të fundit
3-Dokumentin që keni kaluar Covid-19 gjashtë muaj e fundit,
4-Certifikate vaksinimi të të dyja dozave

Nese nuk dispononi asnje nga keto dokumenta si me sipër, ju vetë-karantinoheni 10 ditë nga dita e mbërritjes.

Prenoto Tani

 
 

Kontakt

  • Email: [email protected]
  • Telefoni: +355 694000016
  • Adresa: Rruga e Durresit , prane gjimnazin "Qemal Stafa " , 1001 Tirane, Tel: +355 682059020