Amsterdam 4 dite €369

Vizitohet: Amsterdam , Utrecht , Hage , Delft , Rotterdam
Data e udhetimit: 27-30 Nentor
4 dite
369
  • Dita e Parë :

    Takimi me stafin tone ne Aeroportin "Nene Tereza" 2 ore perpara fluturimit , ne oren 13:25 nis fluturimi direkt per ne Eindhoven tek Hollandes , mberritja ne oren 16:10. Pas procedurave takimi me autobusin vendas dhe transferimi në Hotel. Sistemimi dhe qendrimi i lire.

  • Dita e Dytë :

    Mëngjesi në Hotel. Do te fillojme vizitat me autobus nga monumentet historike ne qender deri te arkitektura moderne e shekullit te 21. Ku pikat kryesore qe do te vizitojme do te jene Sheshi i Muzeumeve ku do te keni mundesi te shikoni ne brendesi te nje nga muzeumet si Rijksmuseum , Van Gogh Museum etj.

    Do te vazhdojme per ne Sheshin Dam ku gjate rruges do te ndalojme per vizite ne Pallatin Mbreteror, ndërtesa më e madhe dhe më prestigjioze nga Epoka e Artë dhe për këtë arsye një nga monumentet më të rëndësishme në Holandë.

    Me pas do te bejme shetitjen me anije per te gjithe ata qe deshirojne kjo shetitje kushton €18 dhe Ofron Amsterdamin në pikturat më të gjata të saj në një udhëtim të kanalit prej 1.5 orësh gjatë perendimit. Zbulojme qendrën historike të qytetit ndërsa kalojme pranë Urës së Lëkurës, Bendin e Artë dhe më shumë. Marvel, në shtëpitë tregtare te ndriçuara dhe të mësomë se ku janë pikat me kryesore lokale.

    Qendrim i lirë për të vizituar pjeset komerciale të Amsterdamit si Red Light District , The Bulldog , Xtracold Icebar Amsterdam , Believe it or Not etj.
    Kthimi ne Hotel me autobus.

    Per te gjithe personat qe zgjedhin te qendrojne ende ne qender sugjerojme :
    Heineken Experience
    Zbuloni botën dinamike të Heineken, në vendin ku birra u krijua së pari
    Perfshihen Dy Pije.

  • Dita e Tretë :

    Mëngjesi në Hotel. Do të fillojmë udhetimin tonë në qytetin aristokratik të Hagës, i cili është gjithashtu selia e qeverisë holandeze. Haga është shtëpia e parlamentit si dhe e të gjitha ministrive te vendit, mbarte zyrat dhe ndertesat që i përkasin Kombeve të Bashkuara.
    Destinacioni i rradhes do te jete Delft, i njohur për kishat duke përfshirë varret mbretërore holandeze.
    Nga Delft udhetimi vazhdon në Roterdam, një qytet modern i njohur për ndërtesat e saj si , Pencil, Shtëpitë kubike dhe Salla e Tregtisë së re.
    Roterdam është një nga portet më të mëdha në botë.
    Kthimi ne Hotel me autobus.

    Pasdite e lire.

  • Dita e Katërt :

    Mengjesi ne hotel. Me pas vazhdojme per ne qytetin e Utrecht ku do te vizitojme qendren historike dhe do te qendrojme per dreke. Nisja per ne Aeroportin e Eindhoven. Fluturimi linje direkte nga Eindhoven ne oren 16:40 per ne Tirane ne oren 19:10 mberritja.
    Fundi i sherbimit tone.

    Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi.

  • Në pagesë përfshihen:
    1. Udhëtimi me avion nga Tirana (linje direkte)
    2. Transfertat Airport-Hotel-Airport .
    4. Shetitjet me autobus sipas programit.
    5. Akomodim në hotel 4* ose 3* për 3 netë qëndrimi.
    6. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
    7. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
    8. Lejohet të merret me vete në avion një bagazh 10kg me përmasa 40 x 30 x 20 cm.
    (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka kosto ekstra).

  • Në pagesë nuk janë përfshirë:
    1. Gjithcka që nuk është përmendur në këtë program.
    2. Drekat & Darkat.
    3. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

  • Në pagesë përfshihen:
    1. Udhëtimi me avion nga Tirana (linje direkte)
    2. Transfertat Airport-Hotel-Airport .
    4. Shetitjet me autobus sipas programit.
    5. Akomodim në hotel 4* ose 3* për 3 netë qëndrimi.
    6. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
    7. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
    8. Lejohet të merret me vete në avion një bagazh 10kg me përmasa 40 x 30 x 20 cm.
    (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka kosto ekstra).

  • Në pagesë nuk janë përfshirë:
    1. Gjithcka që nuk është përmendur në këtë program.
    2. Drekat & Darkat.
    3. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Tarifat shtese Opsionale :
1. Shetitja me anije €18
2. Diamond Tour €13
3. Heineken Experience €18
4. Anne Frank House €10
5. Rijksmuseum € 21
6. Van Gogh Museum € 20
7. Amsterdam Icebar € 21 (te perfshira dy koktail + veshja)
8. Pallati Mbreteror € 10
9. Muzeu Argetues "Believe It or Not!" € 21
10. Stedelijk Museum € 19
11. Bilete per perdorim te transportit publik (metro,tren,autobus) € 8

AKOMODIMI NE DHOME TEKE (SINGLE) KA PAGESE EXTRA NE VARESI TE HOTELEVE KU QENDROHET.

NESE KREVATI NUK DO TE JETE DOPJO , DO TE JENE DY KREVAT TEKE TE BASHKUAR.

PER REZERVIM NEVOJITET 30% E PAGESES PARAPAGIM DHE PJESA TJETER 5 DITE PARA NISJES .

FEMIJA, I CILI DUHET TE JETE NGA MOSHA 0 - 9.99 VJEC, DO T'I APLIKOHET NJE ULJE PREJ 20 EUR NGA CMIMI PER TE RRITUR.

PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME.

AGJENCIA NUK MBAN PERGJEGJESI PER MBERRITJEN NE DESTINACION APO NDRYSHIMIN E PROGRAMIT NE VARESI TE KUSHTEVE ATMOSFERIKE APO FORCA TE NDRYSHME MADHORE.

AGJENSIA NUK MBAN PERGJEGJESI PER PERSONAT E KTHYER NGA POLICIA PER ARSYE TE NDRYSHME SIC JANE MUNGESE DOKUMENTACIONI, ESPULS, ETJ.
NESE NUK I KA MBUSHUR 18 VJEC, DHE UDHETON ME NJERIN OSE ASNJERIN NGA PRINDERIT, I DUHET PATJETER PROKURE E NOTERIZUAR.

PASAPORTA DUHET TE KETE MINIMALISHT 3 MUAJ VLEFSHMERI NE MOMENTIN QE KTHEHENI NGA UDHETIMI.

GJATE QENDRIMIT NE AUTOBUS DUHET TE JENI TE PAJISUR ME MASKA MBROJTESE.

Në lidhje me kushtet dhe specifikat e COVID-19 për të kaluar kufirin në Hollandë do i’u duhet të keni:

- Çertifikatë e plotë vaksinimi për vaksinat e njohura nga EMA;

Per hyrjen ne SHQIPERI sipas ndryshimeve te reja nga shteti Shqiptar te masave anti-Covid , nga data 6 Shtator, date ne te cilen hyjne ne fuqi masat e reja, cdo person duhet te disponoj nje nga kriteret me posht :
1-Tampon PCR të 72 orëve të fundit
2-Testi i shpejtë antigene të 48 orëve të fundit
3-Dokumentin që keni kaluar Covid-19 gjashtë muaj e fundit,
4-Certifikate vaksinimi të të dyja dozave

Nese nuk dispononi asnje nga keto dokumenta si me sipër, ju vetë-karantinoheni 10 ditë nga dita e mbërritjes.

Prenoto Tani

 
 

Kontakt

  • Email: [email protected]
  • Telefoni: +355 694000016
  • Adresa: Rruga e Durresit , prane gjimnazin "Qemal Stafa " , 1001 Tirane, Tel: +355 682059020