RIKTHEHET COLOUR DAY FESTIVAL!
Vendi: Sheshi Nene Tereza

RIKTHEHEN NGJYRAT E NJË FESTIVALI PËR MOS T’U HUMBUR!

Kap telefonin dhe shkruaji të gjithë shoqërisë me rradhë, sidomos atyre që prej kohësh po ta lodhin kokën me fraza: “Në këtë vend nuk bëhen festa të hajrit!”

Sigurisht, njëlloj si në edicionet e kaluara do të kemi në dispozicion të gjitha ngjyrat e mundshme për të ngjyrosur njëri-tjetrin dhe tërë Tiranën me shpirtin tonë lozonjar. Kemi një risi! Këtë vit paletës së festivalit i shtohet lejlaja, ngjyrë që nuk e kemi patur në edicionet e kaluara. Kush e ka ngjyrë të preferuar më mirë të lirojë hapësirë në telefon për foto dhe video që të rastisin një herë në vit!
Festivali fillon në mesditë dhe përfundon në mesnatë. Nis me muzikën më të mirë LIVE dhe mbyllet me beat-et shpërthyese të muzikës elektronike. Sepse syve i bëjnë mirë ngjyrat, ndërsa zemrës i shtohet jeta kur kërcejmë si të çmendur.

Colour Day Festival 2021 është i vetmi event ndërkombëtar në horizontin e Tiranës për këtë vit, ndaj bëji një favor shoqërisë dhe MOS BËJ SI I VËSHTIRË KOT!

PS: Çuna dhe goca, këtë vit mos i kurseni ngjyrat. Pas festivalit, rrobat tuaja plot ngjyra si telajo të çmendura do t’i lënë pa fjalë pensionistët që shëtisin qentë në parqet e qytetit.

BILETA ME CMIMIN PRESALE – 2000LEKE

BILETA REGULAR ME CMIMIN – 3000LEKE (SE SHPEJTI)

BILETA NE HYRJE DO TE KUSHTOJE – 4000LEKE

Prenoto Tani

 
 

Kontakt

  • Email: [email protected]
  • Telefoni: +355 694000016
  • Adresa: Rruga e Durresit , prane gjimnazin "Qemal Stafa " , 1001 Tirane, Tel: +355 682059020