Vizitohen:
Data e Udhetimit:
- 1 , , 8 , 15 , 22 , 29 Prill
- 6 , 13 , 20 , 27 Maj
- Dhe cdo te diel ne vazhdim !
Programi:
Vizitohet gryka e Rugove, Shpella e Radacit ( Bukuroshja e Fjetur) Ujvara e Drinit dhe burimi i Drinit te bardhe. Gjithashtu ne gryken e Rugoves keni mundesi te perjetoni dhe adrenalinen e Zip Line, i cili eshte 650 meter i gjate.
Nisja behet ne oren 6:00 nga Tirana, pastaj nje ndalese ne luginen e lumit Drin ( KUKES) per te bere pushimin e pare. Pas pushimit nisemi drejt qytetit te Pejes . Kalohet ne periferi te qytetit te Prizrenit dhe mes per mes qytetit te Gjakoves per te arritur ne Peje. Mberritja ne gryken e Rugoves rreth ores 11:30 .Orar i lire per te shijuar adrenalinen e sportit te ZIP LINE . Ata qe nuk duan te perjetojne Zip line jane te lire te konsumojne dicka ne barin aty prane ose te shijojne natyren. Pas xhiros me Zip Line nga gjith grupi i drejohemi pjeseve me te bukura natyrore te zones.Me pas shkojm nisemi drejt burimit te Drinit te bardhe. Aty vizitojme Ujvaren e Drinit te Bardhe, Shpellen e Radacit dhe me pas konsumojme dreken ne nje nga restorantet aty prane.Vazhdimi i udhetimit drejt Prizrenit , Ndales ne qendren tregetare ETC.Kthimi per ne Tirane perseri nga dogana e Morines me ndalesa te shkurtra gjate rruges .
Mberritja ne Tirane rreth ores 21:00 te darkes .Fundi i sherbimit tone !
Shenim
#Politikat e Femijeve
• 0-2.99 vjec janë falas;
• 3-12 vjec 10 Euro .
• Mbi 12 vjec paguan si i rritur;
• Nëse nuk i ka mbushur 18 vjec, dhe udhëton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar.
#SHENIM
►Per rezervim duhet te paguani shume e plote .
►Pagesa e bere eshte e pakthyeshme.
Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mungese dokumentacioni, espuls, etj.