KALIMI VALBONË – THETH 3 DITË €109
VALBONË, THETH
  • ► 26-28 Qershor
  • ► 10-12, 17-19, 24-26 Korrik
  • ► 7-9, 21-23 Gusht
  • ► 4-6, 18-20 Shtator

Programi:

►Dita e parë:

Nisja nga Tirana në orën 06:00
Nisja nga Durrësi në orën 05:20
Nisja nga Elbasani në orën 05:20

Gjatë rrugëtimit tonë drejt Komanit do të kemi një ndalesë të shkurtër. Në liqenin e Komanit nis lundrimi jonë përreth 2 orë drejt Fierzës. Gjatë lundrimit tonë do të kemi mundësi të shijojmë pamjen e papërsëritshme që ofron natyra.  Më pas do të mbërrijmë në Luginën e Valbonës. Akomodohemi në hotel. Kohë e lirë dhe në mbrëmje do të konsumojmë drekën.

►Dita e dytë:

Dita e dytë nis me konsumimin e mëngjesit në hotel dhe më pas pergatitemi për të kaluar nga Valbona në Theth (hiking). Drekën e paketuar do e konsumojmë midis natyrës pasi të kemi kaluar në Qafën e Valbonës (këtu vërehet Valbona dhe Thethi). Pasdite mbërrijmë në Theth. Akomodohemi në bujtinë. Kohë e lirë për t’u çlodhur, opsionale eksplorim tek ujëvara e Grunasit. Në mbrëmje konsumojmë darkën në bujtinë.

►Dita e tretë:

Ditën e tretë nis me konsumimin e mëngjesit në bujtinë. Pastaj nisemi për eksplorim tek Syri i Kaltër dhe vaskat e gurit në Ndërlysaj. Pas mesdite kthehemi në bujtinë dhe largohemi nga Thethi. Në rrugën e kthimit do kemi një ndalesë në Shkodër përpara se të mbërrijmë në Tiranë.

►Sugjerohet të keni me vete:

-Veshje Sportive ,Kepuce per Hiking ose Atlete, Cante shpine, Shishe uji 1 Liter, rroba pambuku per nderrese, rroba banjo, Krem dielli, Kapele, Syze Dielli, fruta te thata, cokollata,

►Shënim: 

Kjo ecje do të zgjasi rreth 6 orë kjo në varësi edhe të mbarëvajtjes dhe ritmit të grupit.

►Sugjerim:

NESE NGELENI TE KENAQUR NGA SHERBIMI I SHOFERIT APO I GUIDES NE BAZE TE MUNDSIVE TUAJA MUND TE VENDOSNI NJE SHUME MINIMALE SI BAKSHISH PER VLERSIMIN E STAFIT TONE .

Ne cmim perfshihet

  • *TRANSPORTI ME AUTOMJET KOMOD
  • *AKOMODIMI NË HOTEL 1 NATË NË VALBONË
  • *AKOMODIMI NË BUJTINË 1 NATË NË THETH
  • *MËNGJESI DHE DARKA
  • *DREKA E PAKETUAR DITEN E DYTË
  • *BILETA E TRAGETIT NE KOMAN
  • *BILETA E HYRJES TEK KULLA E NGUJIMIT
  • *TRANSPORTI LOKAL PËR VIZITËN TEK SYRI I KALTËR
  • *SHOQËRUESI I GRUPIT
  • Ne cmim nuk perfshihet

  • *GJITHÇKA QË NUK PËRMENDET TEK RUBRIKA "PËRFSHIHET"
  • Prenoto Tani

     
     

    Kontakt

  • Email: [email protected]
  • Telefoni: +355 68 20 59 020
  • Adresa: Street of Durresi, near by Qemal Stafa High School