Udhetim 6 dite ne Prage 249 Euro
Vizitohen: Split – Zagreb – Graz – Viena – Prage – Karlovy Vary – Bratislave – Zadar
Data e Udhetimit:
  • ► 25 – 30 Shtator

Programi:

►Dita e Parë: Tirane – Split – Zadar

Nisja në oren 03:00 nga Tirana tek Stadiumi Dinamo. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Vazhdimi i udhetimit për në Herceg Novi, ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdohet udhëtimi me autobus në territorin Kroat, ndalese e shkurter tek Ura Franjo Tujman. Nisemi drejt Splitit ku do te vizitojme Ish Residencen e Perandorit Romak Dioklitit, shetitoren e qytetit Riva etj. Vazhdon udhëtimi për në Zadar. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritja dhe akomodimi ne hotel.

►Dita e Dytë: Zadar – Graz – Viene

Mëngjesi në Hotel. Vazhdojme turin drejt qytetit te Zagrebit ku vizitohet kryeqyteti Kroat me monumentet historike të tij si lagjja Kaptol ku gjendet Katedralja e Zagrebit, Sheshin Ban Jelacic etj. Vazhdimi i udhëtimit në territorin Austriak. Ndalese e shkurter ne qytetin e Gracit ku do te vizitojme Operen e Gracit, Parlamentin e Landit te Styrias, Rathouse, Galeria e Arteve te Bukura, Platforma Murinsel etj. Vazhdojme udhetimin drejt Vienes. Mberritja dhe akomodimi ne hotel ne Viene.

►Dita e Tretë: Viene – Prage

Mëngjesi në Hotel. Pas mengjesit vizitë me guidë ne dispozicion në pikat turistike më të bukura të Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit, Muzeu Kryesor, Pallati Schonbrunn – Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve, Belvedere, Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Holfburg – Residenca 600 vjecare e Hasburgëve. Nisja per ne Pragë. Mbërritja dhe akomodimi ne hotel ne Prage.

►Dita e Katërt: Prage – Karlovyvary

Mëngjesi në hotel. Pas mengjesit nisemi drejt Karlovy Varyt qyteti me i famshem per Ujrat Termale ne Europe. Vizitë në qytetin piktoresk të Karlovy Vari-t ne sheshin kryesor te qytetit. Kthehemi serish ne Prage ku do te vizitohen Keshtjella e Prages, Katedralja e Shen Vitos, Pallati Mbreteror Bohemia, Ora Astronomike, Rruga e Florinjte, Sheshi i ri i qytetit Vaslav, Pallati Presidencial, Lagjia e Vogel Malastrana si dhe Ura e Karlit IV. Pasdite kohe e lire per shoping ne Qendren Tregtare me te madhe te qytetit. Akomodimi ne hotel ne Prage.

►Dita e Pestë: Prage – Bratislave – Zagreb

Mëngjesi në Hotel. Pas mengjesit nisemi drejt Bratislaves. Vizite e shkurter ne Kalane e Bratislaves e cila na ofron mundesine e nje pamje fantastike te qytetit nga siper. Nisemi drejt Zagrebit. Mberritja dhe akomodimi ne hotel ne Zagreb.

►Dita e Gjashte: Zagreb – Tirane

Mëngjesi ne Hotel. Pas mengjesit nisemi drejt qytetit te Zadarit ku do te vizitojme Sheshin e Ri te qytetit dhe Sheshin e Vjeter te Stilit Romak, Tingujt e Valeve te Detit dhe Platforma Diellore. Nisja drejt Tiranes me ndalesa te shkurtra gjate rruges. Mberritja ne Tirane ne darke.

Ne cmim perfshihet

  • *Udhëtimi me autobus
  • *Akomodim në hotele 3* – 4*
  • *Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
  • *Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë
  • Ne cmim nuk perfshihet

  • *Gjithcka që nuk është përmendur në këtë program
  • *Hyrjet në monumente dhe muzeume. (Schonbrunn 17 Euro, Muzeu i Mbretereshe Elizabetes (Sisi) 13 Euro )
  • *Siguracioni i jetes ne udhetim ( i keshillueshem )
  • Shenim

    POLITIKAT E FEMIJEVE
    • 0-2.99 VJEC JANË FALAS
    • 3.99 – 11.99 VJEC PERFITON 50EURO ZBRITJE NESE AKOMODOHET ME DY TE RRITUR NE DHOME
    • MBI 12 VJEC PAGUAN SI I RRITUR

    SHENIM

    ►AKOMODIMI NE DHOME TEKE (SINGLE) KA PAGESE EXTRA NE VARESI TE HOTELEVE KU QENDROHET.
    ►NESE KREVATI NUK DO TE JETE DOPJO , DO TE JENE DY KREVAT TEKE TE BASHKUAR.
    ►PER REZERVIM NEVOJITET 30% E PAGESES PARAPAGIM DHE PJESA TJETER 5 DITE PARA NISJES .

    ► NE RAST ANULLIMI TE UDHETIMIT KLIENTI NJOFTOHET 3 DITE PARA

    ► PER REALIZIMIN E KETIJ UDHETIMI NUMRI MINIMAL I PJESMARRESVE ESHTE 20
    ►PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME.
    ►AGJENSIA NUK MBAN PERGJEGJESI PER PERSONAT E KTHYER NGA POLICIA PER ARSYE TE NDRYSHME SIC JANE MUNGESE DOKUMENTACIONI, ESPULS, ETJ.
    ►NESE NUK I KA MBUSHUR 18 VJEC, DHE UDHETON ME NJERIN OSE ASNJERIN NGA PRINDERIT, I DUHET PATJETER PROKURE E NOTERIZUAR .

    Prenoto Tani

     
     

    Kontakt

  • Email: [email protected]
  • Telefoni: +355 68 20 59 020
  • Adresa: Street of Durresi, near by Qemal Stafa High School,