STRUGË – OHËR – SHËN NAUM 1 DITË €12
STRUGë, OHëR, GJIRI I KOCKAVE, SHëN NAUM, TUSHEMISHT, DRILON
  • ► 5, 6, 12, 13, 19, 20, 26, 27 Shtator
  • ► 3, 4, 10, 11, 17, 18, 24, 25, 31 Tetor
  • ► 1, 7, 8, 14, 15, 21, 22, 28, 29 Nëntor

Programi:

► Nisja nga Tirana në orën 06:00.

► Nisja nga Durrësi  në  orën 05:00.

► Nisja nga Elbasani në  orën 06:30.

Ndalesë e shkurtër gjatë rrugës për pushim. Vazhdojmë drejt pikës së kontrollit në Qafë Thanë. Vizita e parë do të nis në qytetin shqiptar të Strugës, ku do të prekim shëtitoren buzë liqenit dhe përgjatë lumit (Drini i Zi) nga derdhja e Drinit deri tek pazari i qytetit. Kohë për qëndrim të lirë. Pastaj nisemi për në Ohër ku do kemi mundësi të vizitojmë qytetin e vjetër, pazarin, shëtitoren buzë liqenit (opsionale lundrim me varkë në liqen), kishën e Shën Sofisë, fortesën e Samuilit dhe jo vetëm. Kohë e lirë për të konsumuar drekën.

Pasi e lëmë Ohrin në radhë për t’u vizituar do të jetë “Gjiri i Kockave” ose i quajtur ndryshe “Muzeu mbi Ujë”. Vizitë në Manastirin e Shën Naumit dhe parkun natyror përreth tij. Kalojmë pikën e kontrollit në Tushemisht dhe ndalemi për një foto me teto Ollgën. Më pas do të vizitojmë parkun natyror në Drilon, përpara se të nisemi në rrugën e kthmit. Mbërritja në Elbasan, Tiranë dhe Durrës në mbrëmje.

Fundi i shërbimit tonë!

►Sugjerohet të keni me vete:

Çantë shpine, ujë, rroba për ndërresë, cokollatë, fruta të thata dhe shumë energji pozitive…

►Sugjerim:

NËSE NGELENI TË KËNAQUR NGA SHËRBIMI I SHOFERIT APO I GUIDËS NË BAZË TË MUNDËSIVE TUAJA MUND TË VENDOSNI NJË SHUMË MINIMALE SI BAKSHISH PËR VLERËSIMIN E STAFIT TONË!

Ne cmim perfshihet

  • *Transporti me automjet komod
  • *Guida shoqeruese gjate udhetimit
  • Ne cmim nuk perfshihet

  • *Cdo gje qe nuk eshte permendur ne rubriken "Perfshihet".
  • Shenim

    POLITIKAT E FEMIJEVE 
    0-2.99 VJEC JANE FALAS
    3-12 VJEC PAGUAJNE 10 EURO PER PERSON
    MBI 12 VJEC PAGUAN SI I RRITUR
    SHENIM

    ► PER REZERVIM NEVOJITET PAGESE E PLOTE .
    ► PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME.
    ► PËR REALIZIMIN E KETIJ UDHËTIMI NUMRI MINIMAL I PJESËMARRËSVE ËSHTË 20 (NJËZET)
    ► NË RAST ANULLIMI TË UDHËTIMIT KLIENTI NJOFTOHET 1- DITË PARA.
    ► AGJENSIA NUK MBAN PERGJEGJESI PER PERSONAT E KTHYER NGA POLICIA PER ARSYE TE NDRYSHME SIC JANE MUNGESE DOKUMENTACIONI, ESPULS, ETJ.
    ► NESE NUK I KA MBUSHUR 18 VJEC, DHE UDHETON ME NJERIN OSE ASNJERIN NGA PRINDERIT, I DUHET PATJETER PROKURE E NOTERIZUAR .

    Prenoto Tani

     
     

    Kontakt

  • Email: [email protected]
  • Telefoni: +355 68 20 59 020
  • Adresa: Rruga e Durresit , prane gjimnazin "Qemal Stafa " , 1001 Tirane .