Sarandë – Gjirokastër 2 ditë 6900 Lekë
Sarandë, Butrint, Lëkurësi, Syri i Kaltër, Gjirokastër
  • ► 7, 14, 21, 28 Mars
  • ► 4, 11, 18, 25 Prill
  • ► 2, 9, 16, 23, 30 Maj

Programi:

► Dita e parë:

Nisja nga Tirana në orën 06:00. ( Nisja nga Durrësi në orën 06:30).

Në vijimësi të rrugëtimit tonë drejt Sarandës do të kemi një ndalesë të shkurtër gjatë rrugës për pushim dhe për të konsumuar mëngjesin. Pas mbërritjes në Sarandë vizita e parë do të jetë në Parkun Arkeologjik të Butrintit, një park tejet i veçantë në gjithë rajonin për gjithë atë çfarë përfaqëson dhe pjesë e UNESCO.

Dreka do të jetë e lirë për tu konsumuar në Ksamil dhe më pas do të rikthemi në Sarandë për tu akomoduar në hotel, në zonën qëndrore të qytetit.

Pasditja do të jetë e lirë për tu relaksuar në hotel dhe për të shëtitur në qytetin bregdetar. Pas konsumimit të darkës në hotel do të kemi një vizitë në kalanë e Lëkursit.

► Dita e dytë:

Pas konsumimit të mëngjesit në hotel nisemi drejt Gjirokastrës.

Gjatë rrugës do të kemi një ndalesë tek Syri i Kaltër.

Pas mbërritjes në Gjirokastër do të vizitojmë qendrën historike të qytetit, kalanë, qafën e pazarit, rrugicat e kalldrëmta, shtëpitë karakteristike të shek. XVII-XVIII dhe jo vetëm. Kohë e lirë për të konsumuar drekën dhe më pas nisemi drejt Tiranës.

Mbërritja në Tiranë e Durrës në mbrëmje.

Fundi i shërbimit tone!

Sugjerohet të keni me vete:

Çantë shpine, shishe uji 1 litër, rroba pambuku për ndërresa, fruta të thata, çokollatë

Sugjerim:

NËSE NGELENI TË KËNAQUR NGA SHËRBIMI I SHOFERIT APO I GUIDËS NË BAZE TË MUNDËSIVE TUAJA MUND TË VENDOSNI NJË SHUMË MINIMALE SI BAKSHISH PËR VLERSIMIN E STAFIT TONË.

Ne cmim perfshihet

  • *Transporti me automjet komod
  • *Akomodimi 1 natë në hotel
  • *Mëngjesi dhe darka
  • *Shoqëruesi i grupit
  • Ne cmim nuk perfshihet

  • *Biletat e hyrjes në muze ose parqe
  • *Dreka
  • *Siguracioni i shëndetit në udhëtim
  • Shenim

    ►AKOMODIMI NË DHOMË TEKE (SINGLE) KA PAGESË SHTESË NË VARËSI TË HOTELEVE KU QËNDROHET.

    ►NËSE KREVATI NUK DO TË JETË DOPIO, DO TË JENË DY KREVAT TEKË TË BASHKUAR.

    ►PËR REZERVIM NEVOJITET 50% E PAGESËS PARAPAGIM DHE PJESA TJETËR 5 DITË PARA NISJES.

    ►PAGESA E BERË ËSHTË E PAKTHYESHME.

    ► PËR REALIZIMIN E KETIJ UDHËTIMI NUMRI MINIMAL I PJESËMARRËSVE ËSHTË 20 (NJËZET).

    ► NË RAST ANULLIMI TË UDHËTIMIT KLIENTI NJOFTOHET 2-3 DITË PARA.

     

    Prenoto Tani

     
     

    Kontakt

  • Email: [email protected]
  • Telefoni: +355 68 20 59 020
  • Adresa: Street of Durresi, near by Qemal Stafa High School