Rafting ne Kanionet e Osumit 1 dite 49€
Vizitohen: Kanionet e Osumit
Data e Udhetimit:
  • ► 6, 13 ,20 ,27 Maj & Çdo te diel

Programi:

► Nisja nga Tirana në orën 06:30. Pas takimit me grupin dhe guidën, do të nisemi drejt destinacionit tonë Skraparit. Gjatë rrugës, ndalesë në Bogovë për të shijuar kafen e mëngjesit në bukuritë e natyrës së egër.

► Pas ndalesës për kafe nisemi drejt Kanioneve. Gjatë rrugës do të kemi mundësi të shijojmë degëzimet e lumit të Osumit dhe majat e larta të malit të Tomorrit. Rreth orës 11:00 arrijmë tek kanionet nga ku do të nisim eksplorimin tonë në këmbë. Do të kemi mundësi të vizitojmë kanionet, Mulliri i babait, Vrima e nuses (nga ku rrjedhë një legjendë që do ta mësojmë gjatë udhëtimit) Ura e vogel, si edhe monumentin e kulturës – Ura e Kasabashit.

► Në kthim do të ndalojmë tek Ujëvara e Bogovës ku edhe do të ndalemi për të konsumuar drekën (opsionale). Pas drekës në natyrë, nisemi drejt Beratit do të bëjmë një vizitë të shkurtër në qytetin e “një-mbi-një dritareve”. Qyteti i mbrojtur nga UNESCO, është një nga destinacionet kryesore për tu vizituar në Shqipëri nga të huajt.

► Pas vizitës në Berat, nisemi drejt Tiranës. Kthimi në Tiranë rreth orës 20:00.

Ne cmim perfshihet

  • *Transporti vajtje ardhje
  • *Guida
  • *Rafting
  • *Drek e paketuar gjate rafting (sandwich)
  • Shenim

    POLITIKAT E FEMIJEVE 
    0-9.99 vjec nuk lejohen qe te bejn rafting
    10-12 vjec paguajne 35 euro
    Mbi 12 vjec paguan si i rritur
    Shenim

    ► Per rezervim nevojitet 30% e pageses parapagim dhe pjesa tjeter 5 dite para nisjes .
    ► Pagesa e bere eshte e pakthyeshme.
    ► Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mungese dokumentacioni, espuls, etj.
    ► Nese nuk i ka mbushur 18 vjec, dhe udheton me njerin ose asnjerin nga prinderit, i duhet patjeter prokure e noterizuar .

    Prenoto Tani

     
     

    Kontakt

  • Email: [email protected]
  • Telefoni: +355 68 20 59 020
  • Adresa: Street of Durresi, near by Qemal Stafa High School,