Pashkët në Korfuz 3 Ditë 99€
Vizitohen: Korfuz
Data e Udhetimit:
  • 27-29 Prill

Programi:

Dita e Pare :

Nisja nga Tirana në orën 21:00 ne daten 26 Prill dhe udhëtimi me autobus për në Korfuz nëpërmjet Igumenicës me autobuz dhe traget. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritja në Korfuz.
Festimi i Pashkeve ne Korfuz eshte krejtesisht ndryshe nga cdo vend tjeter ne Greqi dhe vecanerisht mbreselenes per ata qe e vizitojne ishullin per here te pare. Eshte nje festival madheshtor ne te cilin nderthuren ne menyre harmonike Feja Ortodokese, Traditat Pagane, prania e forte e Shen Spiridhonit, Komuniteti Katolik me influencen Veneciane shoqeruar nga banda filarmonike dhe atmosfera pranverore.
Ne oren 11:00 ndodh Ringjallja e pare dhe tradita e ” Hedhjes se Vazove” dhe ne vazhdimesi tradita e “Mastelas”.
Sistemimi në hotel. Dreka ne Hotel. Ne varesi te kohes relaks ose shetitje ne qytet. Darka ne Hotel.

Dita e Dyte :

Mëngjesi në Hotel.
Paradite e lire ne ambientet e hotelit dhe organizimi i drekes se Pashkeve me muzike live dhe gatime tradicionale rreth ores 12:00.

Pasdite, vizitë panoramike me guidë në monumentet kryesore të qytetit, si:

Kalaja e vjetër – Paleo Frourio;
Kalaja e re – Neo Frourio;
Sheshi venecian Spianada;
Rrugicat e shtruara me kalldrëm të qytetit të Korfuzit që është pjesë e UNESCO-s;
Pallati i Mbretëreshës Sisi. (opsionale me pagese ekstra)
Kthimi dhe Darka ne Hotel.

Dita e Tretë :

Mëngjesi në hotel. Paradite e lire.

Nisja në 14:30 për kthimin. Udhëtimi i kthimit me traget dhe autobus për në Tiranë, nëpermjet Igumenicës, Qafë Botës dhe Sarandës.
Pushime të shkurtra gjatë rrugës.
Mbërritja në Tiranë & Durres ne darke .

Fundi i sherbimit tone .

Sugjerim :

NESE NGELENI TE KENAQUR NGA SHERBIMI I SHOFERIT APO I GUIDES NE BAZE TE MUNDSIVE TUAJA MUND TE VENDOSNI NJE SHUME MINIMALE SI BAKSHISH PER VLERSIMIN E STAFIT TONE .

Ne cmim perfshihet

  • *Transporti me autobus
  • *Akomodimi ne hotel Artistico Boutique
  • *All inclusive ( Mengjesi + Dreka + Darka + Pijet )
  • *Shoqerues Shqiptar gjithe udhetimin
  • Ne cmim nuk perfshihet

  • *Hyrja neper muzeume
  • *Bileta e tragetit ( Igumenic - Korfuz - Igumenic )
  • *TAKSAT LOCALE TE LIGJIT TE RI GREK QE PAGUHEN CASH NE RECEPSION, 1.5 EURO PER DHOME NE NATE NE HOTEL ME 3*, 3 EURO PER DHOME NE NATE NE HOTEL ME 4* .
  • Shenim

    POLITIKAT E FEMIJEVE
    • 0-3.99 VJEC JANË FALAS
    • 4-11.99VJEC, NËSE NJE FEMIJE AKOMODOHET NË DHOMË ME 2 TË RRITUR, PËRFITON 50 % ZBRITJE
    • MBI 12 VJEC PAGUAN SI I RRITUR

    SHENIM
    ►AKOMODIMI NE DHOME TEKE (SINGLE) PAGUAN 25 % ME PAK SE CMIMI PER DY PERSONA .
    ►NESE KREVATI NUK DO TE JETE DOPJO , DO TE JENE DY KREVAT TEKE TE BASHKUAR.
    ►PER REZERVIM NEVOJITET 30% E PAGESES PARAPAGIM DHE PJESA TJETER 5 DITE PARA NISJES.
    ►PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME.
    ►AGJENSIA NUK MBAN PERGJEGJESI PER PERSONAT E KTHYER NGA POLICIA PER ARSYE TE NDRYSHME SIC JANE MUNGESE DOKUMENTACIONI, ESPULS, ETJ.
    ►NESE NUK I KA MBUSHUR 18 VJEC, DHE UDHETON ME NJERIN OSE ASNJERIN NGA PRINDERIT, I DUHET PATJETER PROKURE E NOTERIZUAR.

    Prenoto Tani

     
     

    Kontakt

  • Email: [email protected]
  • Telefoni: +355 68 20 59 020
  • Adresa: Street of Durresi, near by Qemal Stafa High School,