Parku Krka – Split – Zadar – Dubrovnik 3 Dite €129
Vizitohen: Parku Natyror Krka - Split - Zadar - Trogir - Dubrovnik
Data e Udhetimit:
  • ► 28 - 30 Nentor

Programi:

►Dita e Parë: Tirane – Split - Trogir

Nisja nga Tirana në orën 04:00 të mëngjesit . Pas kalimit të pikës kufitare të Muriqanit vazhdojmë udhëtim nëpër rivieren e Malit të Zi pa ndalesa. Vizite panoramike e Shën Stefanit, Budvës dhe Tivatit. Kalimi i gjirit të Kotorit me traget për në Hercegnovi dhe vazhdimi i udhëtimit për në territorin Kroat. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës për kafe dhe pushime. Mbërritja në Split dhe vizite e atraksioneve të qyteti si Pallati i Diokrecianit, Mauzoleumi i Diokrecianit, Statuja e Gregor Ninki, Teatri Kombëtar i Splitit, Pinakoteka Kryesore, Rruga Marmontova dhe Shëtitorja në Bregdet Riva Kohe e lire për kafe dhe shëtije në Split.
Pas vizitës së Splitit akomodimi ne hotel ne Trogir .Konsumimi i darkes ne hotel . Me pas vizite ne qender te qytetit te Trogires .

►Dita e dytë: Parku Natyror Krka - Zadar
Pas konsumimit të mëngjesit nisem drejt Parku Natyror KRKA, i cilesuar si parku më i bukur i territorit të Kroacise. Me një siperfaqe prej 109 km katror, parku KRKA (i shpallur park kombetar në vitin 1985) shquhet për ujëvarat e tij qe formohen gjatë kaskades së lumit Krka dhe si një habitat i mrekullueshem për zogjtë (mbi 225 specie te ndryshme jetojne në Krka), duke kthyer shëtitjen ne kete park nje simfoni cicerimash.
Vizite e parkut për 3-4 ore dhe më pas nisemi drejt qytetit të Zadarit, i themeluar nga Liburnet Ilirë,
Vizitë e Zadarit, një qytet ku edhe janë të vendosur një komunitet shqiptaresh para 500 vjetesh dhe kanë formuar qytezën e tyre që quhet Kallmeku. Gjatë vizites në qytetin e Zadarit do të shohim: Forumin Roman, Kishën e Donatus, Kishën e Shën Marisë, Sheshin e Popullit, etj. Pas vizitës ne Zadar , kthimi ne hotel , konsumimi i darkes .Qendrim i lire .

►Dita e tretë: Dubrovnik - Tirane
Pas konsumimit të mëngjesit në Hoteli, vizitojmë Dubrovnikun i cili është pjese e Trashegimive Kulturore te UNESCO-s. Vizita përfshin: Manastirin Francescan & Domenican. Porta e Pilës dhe Ujëmbledhesin Onofrio, Farmacia e Vjetër, Shëtitorja kryesore e qytetit Stradun, Katedralja e qytetit, Pallati i Dukës, Kulla e Sahatit, Statujen e Heroit Orlando dhe Shkrimtarit Marin Drizic, Kullën e Mincetes. Portin e Qytetit. Pas vizitës nisja drejt Tiranë duke përshkruar rivierën Kroate dhe të Malit të Zi. Ndalesa gjatë rrugës për kafe dhe pushime. Kthimi në darkë në Tiranë.

Ne cmim perfshihet

  • *Udhëtimi me autobus
  • *Akomodim në hotele 3 * superior ne Trogir
  • *Mëngjeset + Darkat
  • *Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë
  • Ne cmim nuk perfshihet

  • *Gjithcka që nuk është përmendur në këtë program
  • *Bileta e Hyrjes ne Parkun Natyror Krka + shetitja me varke
  • *Siguracioni jetes ne udhetim
  • Shenim

    #SHENIM
    ► Akomodimi ne dhome Teke (single) ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.
    ► Nese krevati nuk do te jete dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.
    ► Per rezervim, mund te paguani 50% te shumes tani, ndersa pagesen e plote deri 7 dite para nisjes.
    ► Pagesa e bere eshte e pakthyeshme.
    ► Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mungese dokumentacioni, espuls, etj.

    Prenoto Tani

     
     

    Kontakt

  • Email: [email protected]
  • Telefoni: +355 68 20 59 020
  • Adresa: Street of Durresi, near by Qemal Stafa High School,