Paris 5 Dite €439
Vizitohen: Paris , Versailles , DisneyLand
Data e Udhetimit:
  • ► 15 - 19 Tetor

Programi:

►Dita e pare: Takimi me stafin tone behet te Aeroporti i Tiranes "Nene Tereza" ne oren 09:00 ne mengjes 2 ore e 30min perpara nisjes. Fluturimi zgjat 2 ore e 50min , mberritja ne Paris ne oren 14:10. Pas mberritjes marim autobusin ne drejtim te Hotelit. Hoteli eshte i pozicionuar ne nje zone shume te mire te Parisit ku me metro mund te levizet fare kollaj.
Pas akomodimit ne Hotel , qendrimi i lire nen sugjerimin dhe shoqerimin e guides vizitojme atraksionet turistike te cilat ndodhen ne zonen e Hotelit tone si psh : Sheshin e piktoreve (Place du Tertre) , Basilika Sacré Cœur. Darka e sugjeruar ne nje nga restorantet e lagjes Montamartre. Kthimi ne Hotel

►Dita e dyte: Pas mengjesit ne hotel nisja me autobuz ne atraksionet turistike kryesore te Parisit. Do te drejtohemi per ne Bulevardin Elysees. Do te vizitojme Harkun e Triumfit i cili perfaqeson nje version neoklasik te harqeve te triumfit romane. Place de la Concorde , nje nga sheshet kryesore publike ne Paris i cili daton qe prej 1772 ku eshte njohur si "Sheshi i ekzekutimeve" gjate Revolucionit Francez. Vazhdojme viziten per monumentin me te vizituar ne bote ne Kullen Eiffel. Gjate kesaj kohe do te kemi opsionale xhiro me varke ne Lumin Sena. Vizita e rradhes do te jete ne Opera-n Garnier ku do te kemi mundesine te konsumojme edhe dreken me sugjerimet e guides. Vizita e fundit e planifikuar do te jete ne Galerin La fayet. Qendrimi i lire. Konsumimi i darkes i lire.

►Dita e trete: Pas konsumimit te mengjesit do te fillojme vizitat per ne Kopshtet e Tulieres, Muzeu i Luvrit i cili eshte muzeu i dyte me i vizituar ne bote nga turistet per shkak te bukurise dhe arkitektures se tij. Katedralja e Notre Damit do te jete vizita e rradhes. Gjate rruges per ne Kopshtet e Luxemburgut do te vizitojme Kafene e Ismail Kadarese. Vizita e rradhes do te jete ne nje nga 6 Teatrot kryesore te Frances , Teatro Odeon. Qendrim i lire ne qytetin e Parisit.

►Dita e katert: Pas konsumimit te mengjesit opsionale nisja per ne Versaille, ku do te vizitojme Pallatin e Versailles, kopshtet e tij te famshem, dhomat e Mbreterve dhe Mbretereshave etj.
Per te gjithe personat te cilet nuk deshirojne te vizitojne Versaille sugjerojme vizite ne Disneyland dhe shfrytezimin e plote te dites nen asistencen e guides sone.

►Dita e peste: Transferimi për në Aeroportin e Parisit. Fluturimi direkt Paris - Tiranë nisja në orën 07:20 mberritja në Tiranë në orën 09:10. Fundi i sherbimit tone!

Ne cmim perfshihet

  • *Bileta e avionit nga Tirana
  • *Transfertat Airport- Hotel - Airport
  • *Taksat Aeroportuale + Taksa e qytetit
  • *Akomodimi ne pjesen qendrore
  • *Mengjeset per ditet e qendrimit
  • *Udhetimi me autobus sipas guides
  • *Guida shqiptare per ditet e qendrimit
  • *Bagazhe dore deri ne 10 kg per person, me permasa 55x40x25
  • Ne cmim nuk perfshihet

  • *Hyrjet në muzeume, shëtitjet me anije
  • *Siguracion i jetes ne udhetim( i keshillueshem)
  • *Gjithcka që nuk është përmendur në këtë program
  • Shenim

    Shenim

    ►AKOMODIMI NE DHOME TEKE (SINGLE) KA PAGESE EXTRA NE VARESI TE HOTELEVE KU QENDROHET.
    ►NESE KREVATI NUK DO TE JETE DOPJO , DO TE JENE DY KREVAT TEKE TE BASHKUAR.
    ►PER REZERVIM NEVOJITET 50% E PAGESES PARAPAGIM DHE PJESA TJETER 10 DITE PARA NISJES .
    ►NE RAST ANULLIMI TE UDHETIMIT KLIENTI NJOFTOHET 3 DITE PARA
    ►PER REALIZIMIN E KETIJ UDHETIMI NUMRI MINIMAL I PJESMARRESVE ESHTE 20
    ►PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME.
    ►AGJENSIA NUK MBAN PERGJEGJESI PER PERSONAT E KTHYER NGA POLICIA PER ARSYE TE NDRYSHME SIC JANE MUNGESE DOKUMENTACIONI, ESPULS, ETJ.
    ►NESE NUK I KA MBUSHUR 18 VJEC, DHE UDHETON ME NJERIN OSE ASNJERIN NGA PRINDERIT, I DUHET PATJETER PROKURE E NOTERIZUAR .

     

    SUGJERIM : NESE NGELENI TE KENAQUR NGA  SHERBIMI I SHOFERIT APO I GUIDES NE BAZE TE MUNDSIVE TUAJA MUND TE VENDOSNI NJE SHUME MINIMALE  SI BAKSHISH PER VLERSIMIN E STAFIT TONE .

    Prenoto Tani

     
     

    Kontakt

  • Email: [email protected]
  • Telefoni: +355 68 20 59 020
  • Adresa: Street of Durresi, near by Qemal Stafa High School