Paris 8 Dite 399 Euro
Vizitohen: Zagreb – Ljubljane – Salsburg – Mynih – Paris – Milano
Data e Udhetimit:
  • 21 - 28 Tetor

Programi:

Dita e Parë: Nisja në orën 01:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Do të bëhet një kalim nga Bar, Budva dhe Tivati, ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdimi i udhetimit për në Zagreb. Gjatë pasdites mbërritje në Zagreb. Guidë e shkurtër e Zagrebit. Sistemimi në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Nisja në mëngjes herët për në Ljubljanë. Ndalesë e shkurtër në Ljubljanë për rreth 2 orë, ku vizitohet Kryeqyteti Slloven me monumentet historike të tij: Sheshi Presheren, kisha katolike e Anunciatës, Teatri i Operas, Parlamenti Slloven dhe Sheshi i Republikes, Katedralja e Shen Nikolles. Vazhdimi i udhëtimit në territorin Austriak. Mbërritja në Salzburg. Vizitë e shkurtër për 1h 30′ në Salzburg ku do të shikohen: shtëpia ku është lindur dhe rritur kompozitori i famshëm austriak Mozart, Opera e qytetit të Salzburgut, Teatri i Marionetave, kalimi mbi lumin Salsa me pamjen nga keshtjella e Hohensalzburgut. Nisja për në Mynih. Mbërritja në Mynih. Sistemimi në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Gjatë paradites, vizitë panoramike në pikat turistike më të bukura të Mynihut, si: shtëpia e birres ose Hofbrauhausi i famshëm, Teatri Kombëtar, Pallati Mbretëror, Marienplatz ku ndodhet bashkia e qytetit, Pallati Nymphenburg, Sheshet Olimpike, ku gjenden Muzeumi i BMW, Kulla Olimpike 290 metra e lartë. Nisja në oren 12:30 nga Mynih me autobus për në Paris. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit. Mbërritja në Paris. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike e Parisit ku do të shikohen: Harku i Triumfit, Place de la Conocorde, Assamble Nationale, Pallati Invalideve, Varri Napoleonit, Kopshti Tyilerive. Shëtitje në Bulevardin e famshëm të Champs Elysées dhe mundësi për shopping, si dhe vizitë në Muzeun e Luvrit. Kthimi dhe akomodimi në hotel.

Dita e Pestë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në: Kopshtet e Luxemburgut, Katedralja Notre Dame, Tour Eiffel. Shëtitje panoramike ku do të shikohen Panteoni, Opera de Garnier, Sheshi Bastille dhe Opera më e madhe e Frances. Fjetja ne Hotel ne Paris.

Dita e Gjashtë: Mëngjesi në Hotel. Vazhdon udhëtimi për në Milano ku vizitohen: Pallazo Sforzesco, Sheshi Duomo dhe katedralja e Milanos, Galeria e Vitorio Emanuele II, Teatri La Scala. Pas vizitës, Akomodimi ne hotel ne Milano.

Dita e Shtate: Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit nisemi drejt Venezias. Vizite ne qytet. Nisemi drejt Zagrebit. Akomodimi ne hotel ne Zagreb.

Dita e Tete: Mëngjesi në Hotel. Pas mengjesit nisemi drejt Tiranes. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës për të pushuar. Mbërritja në Tiranë.

Ne cmim perfshihet

  • *Udhëtimi me autobus
  • *Akomodimi në hotel
  • *Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
  • *Shëtitjet me autobus sipas programit.
  • *Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
  • Ne cmim nuk perfshihet

  • *Gjithcka që nuk është përmendur në këtë program.
  • *Hyrjet në monumente dhe muzeume. (Kosto 20 Euro Pallatet e Versajes, 13 Euro Muzeu i Luvrit, 17 Euro Kulla Eiffel)
  • *Udhëtimi dhe Hyrja në Disneyland.
  • *Siguracioni jetes ne udhetim
  • *20 Euro/personi taksa e qytetit Venezia
  • Shenim

    POLITIKAT E FEMIJEVE
    • 4- 11.99 VJEC NESE AKOMODOHEN ME DY TE RRITURIT PERFITON 50% ZBRITJE
    • MBI 12 VJEC PAGUAN SI I RRITUR

    SHENIM
    ► Akomodimi ne dhome Teke (single) ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.
    ► Nese krevati nuk do te jete dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.
    ► Per rezervim nevojitet 30% e pageses parapagim dhe pjesa tjeter 5 dite para nisjes.
    ► Pagesa e bere eshte e pakthyeshme.
    ► Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mungese dokumentacioni, espuls, etj.

    Prenoto Tani

     
     

    Kontakt

  • Email: [email protected]
  • Telefoni: +355 68 20 59 020
  • Adresa: Street of Durresi, near by Qemal Stafa High School,