LIQENI MATKA – SHKUP – TETOVË 2 DITË €55
Liqeni Matka, Shkup, Tetovë, Ohër
  • ► 28-29, 29-30 Nëntor
  • ► Dhjetor 5-6 , 12-13 , 19-20 , 26-27
  • ►Paketa me mëngjes €55
  • ►Paketa me mëngjes dhe darkë €59
  • Paketa me transport individual , - €15/person .

Programi:

► Dita e parë:

►Nisja nga Tirana në orën 06:00.

►Nisja nga Durrësi në orën 05:00.

►Nisja nga Elbasani në orën 06:30.

Vazhdimi i udhëtimit drejt pikës së kontrollit në Qafë Thanë me një ndalesë të shkurtër gjatë rrugës. Mbërrijmë në Ohër ku do kemi mundësi të vizitojmë qytetin e vjetër, pazarin, shëtitoren buzë liqenit (opsionale lundrim me varkë në liqen), kishën e Shën Sofisë, fortesën e Samuilit dhe jo vetëm.

Pasi t’i kemi marrë më të mirën Ohrit nisemi drejt Tetovës, ku do të kemi mundësi të prekim atraksionet turistike më të bukura të qytetit. Akomodohemi në NB HOTEL SPA 5*, në qendër të qytetit ku mund të shfrytëzojmë lehtësirat e hotelit si: pishina dimërore, sauna, jacuzzi dhe banja turke.
Darka në restorantin e hotelit dhe mbremja e lirë.

►Dita e dyte: Pas mëngjesit në hotel do të udhëtojmë drejt Kanionit Matka, i vendosur në perëndim të Shkupit në një hapsirë rreth 5.000ha, i veshur me bukuri natyrore mbresëlënëse dhe i rrethuar me manastire mesjetare. Pjesa më e madhe e ditës së dytë do të shpenzohet në Liqenin Matka ku sugjerohet të konsumohet dreka në restorantet buzë liqenit dhe të provoni lundrimin me motorskaf në liqen. Lundrimi do të jetë deri në shpellën Vrelo e cila është listuar si një prej bukurive natyrore më të veçanta në botë.

Më pas do të vizitojmë Kopshtin Zoologjik në Shkup, ku do kemi mundësi të shohim nga afër Xhirafa, Elefantë, Gamile dhe kafshë të tjera nga e gjithë bota që do t’i zbulojmë kur të jeni aty. Më pas na pret qyteti i Shkupit, i vendosur rreth 25 km larg Tetovës. Vizita jona fillon nga shtëpia e Nënë Terezës, për të kaluar më pas tek sheshi i shatërvanëvë “Aleksandri i Madh”, Ura e Gurit, Ura e Artistëve, Blloku i Muzeve, Carshia e Vjeter, etj.

Pas vizitave në Shkup nisemi në rrugën e kthimit. Mbërritja në Elbasan, Tiranë dhe Durrës në mbrëmje.

Fundi i shërbimit tonë!

►Sugjerim:

NËSE NGELENI TË KËNAQUR NGA SHËRBIMI I SHOFERIT APO I GUIDËS NË BAZË TË MUNDËSIVE TUAJA MUND TË VENDOSNI NJË SHUMË MINIMALE SI BAKSHISH PËR VLERËSIMIN E STAFIT TONË!

Ne cmim perfshihet

  • *Transport me automjet komod
  • *Akomodim në hotel 5*
  • *Mëngjesi dhe darka (opsionale) në hotel
  • *Përdorimi i pishinës dimërore, sauna, jacuzzi dhe banje turke në hotel
  • *Guidë shoqëruese gjatë udhëtimit
  • Ne cmim nuk perfshihet

  • *Dreka
  • *Bileta e varkës për lundrimin në liqenin e Ohrit – 5 euro (opsionale)
  • *Bileta e motoskafit për lundrimin në liqenin Matka – 5 euro (opsionale)
  • *Bileta e hyrjes tek Kopshti Zoologjik - 1 euro (opsionale)
  • *CDO GJE QE NUK ESHTE PERMENDUR NE RUBRIKEN "PERFSHIHET".
  • Shenim

    • 0-2,99 vjec jane falas;
    • 3-11.99 vjec, nese akomodohet ne dhome me 2 te rritur, perfiton  50% Ulje .
    • Mbi 12 vjec paguan si i rritur.
    • Nese nuk i ka mbushur 18 vjec, dhe udheton me njerin ose asnjerin nga prinderit, i duhet patjeter prokure e noterizuar.

    SHENIM
    ► AKOMODIMI NE DHOME TEKE (SINGLE) KA PAGESE EXTRA NE VARESI TE HOTELEVE KU QENDROHET.
    ► NESE KREVATI NUK DO TE JETE DOPJO , DO TE JENE DY KREVAT TEKE TE BASHKUAR.
    ► PËR REALIZIMIN E KETIJ UDHËTIMI NUMRI MINIMAL I PJESËMARRËSVE ËSHTË 20 (NJËZET)
    ► NË RAST ANULLIMI TË UDHËTIMIT KLIENTI NJOFTOHET 1- 3 DITË PARA.
    ► PER REZERVIM NEVOJITET 50% E PAGESES PARAPAGIM DHE PJESA TJETER 5 DITE PARA NISJES.
    ► PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME.
    ► AGJENSIA NUK MBAN PERGJEGJESI PER KUSHTET ATMOSFERIKE .

    Prenoto Tani

     
     

    Kontakt

  • Email: [email protected]
  • Telefoni: +355 68 20 59 020
  • Adresa: Rruga e Durresit , prane gjimnazin "Qemal Stafa " , 1001 Tirane .