KORÇË - DARDHË - POGRADEC - DRILON
- ► Janar 23-24 , 30-31
- ► Shkurt 6-7, 13-14 , 20-21, 27-28
- ► Hotel Kocibelli ( Qender te Korcës ) (4500 lekë mëngjes )
- ► Hotel Kocibelli ( Qender te Korcës ) (5500 lekë mëngjes + darkë)
Programi:
Dita e parë:
Nisja nga Tirana në oren 06:30 . Pas takimit me guidën do të nisemi drejt qytetit të Pogradecit. Mbërritja në Volorekë. Vizitë në pikën turistike të Drilonit për rreth 1 orë, nisemi drejt Qytetit të Serenatave, Korçë. Dreka e lire me gatime tradicionale ne tavernat e zones se Nevecishtit .Kohë e lirë për të vizituar qytetin si : Mësonjëtorja e parë Shqipe, Muzeu i Arsimit, Katedralen Ortodokse të Korçës, dhe për të shijuar rrugicat me kalldrem të qytetit. Kafja sugjerohet në Pazarin e Vjetër të Korçës i cili është kthyer në një nga pikat më të forta turistike të qytetit. Akomodimi në Hotel në Korçë, kohë e lirë për të pushuar. Darka e lire ku nuk mungojne sugjerimet e shoqeruesit .
Dita e dytë:
Pas mëngjesit në hotel, nisemi për në Dardhë drejt pistës së skive Bigell, e vetmja pistë per ski në Shqipëri me teleferik. Pas mbërritjes në pistën e skive, zgjedhim paisjet sipas preferencave dhe pas një trajnimi flash për teknikat e skijimit, aventura e skive është e gjitha e juaja për tu shijuar.
Pista e skive Bigell në Dardhë, disponon 3 pista dhe 2 teleferik, të përshtatshme për çdo kategori.
Dreka e lirë për tu konsumuar në restorantin e ndodhur në pisten e skive ku mund të provoni gatimet tradicionale përseri nëse nuk jeni ngopur akoma me lakrorin me dy petë apo mishin e qingjit. Pas drekës rreth orës 16:00 nisja drejt Tiranës. Ndalesë për kafe në Pogradec buze liqenit. Pas pushimit në Pogradec vazhdimi udhëtimit për në Tiranë. Mbërritja në Tiranë në darkë.
FUNDI I UDHËTIMIT TONË !
Ne cmim perfshihet
*TRANSPORTI ME AUTOMJET KOMOD
*AKOMODIM NË HOTEL 4* (QENDER TE KORCES)
*MENGJESI
*SHOQERUES SHQIPTARE
Ne cmim nuk perfshihet
*GJITHCKA QE NUK ESHTE PERMENDUR NE RUBRIKEN "NE CMIM PERFSHIHET"
*DREKA OPSIONALE MENU ME GATIME TRADICIONALE 1200 LEKE/PERSONI.
*DARKA OPSIONALE MENU ME GATIME TRADICIONALE 1000 LEKE/PERSON.
Shenim
SHENIM
POLITIKAT E FEMIJEVE
• 0-1.99 VJEC JANË FALAS
• 2-5.99 VJEC PERFITON 15 % ZBRITJE
• MBI 6 VJEC PAGUAN SI I RRITUR
SHENIM
► AKOMODIMI NE DHOME TEKE (SINGLE) KA PAGESE EXTRA NE VARESI TE HOTELEVE KU QENDROHET.
► NESE KREVATI NUK DO TE JETE DOPJO , DO TE JENE DY KREVAT TEKE TE BASHKUAR.
► PËR REALIZIMIN E KETIJ UDHËTIMI NUMRI MINIMAL I PJESËMARRËSVE ËSHTË 20 (NJËZET)
► NË RAST ANULLIMI TË UDHËTIMIT KLIENTI NJOFTOHET 1- 3 DITË PARA.
► PER REZERVIM NEVOJITET 50% E PAGESES PARAPAGIM DHE PJESA TJETER 5 DITE PARA NISJES.
► PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME.
► AGJENSIA NUK MBAN PERGJEGJESI PER KUSHTET ATMOSFERIKE .