Ski Në Kolashin 2 Ditë €39
Vizitohen: Kolashin - Podgorica
Data e Udhetimit:
  • ►Janar 19 - 20 , 26 -27
  • ►Shkurt 2-3, 6-7, 9-10, 14 - 15 , 16-17, 20-21, 23-24, 27-28
  • ►Mars 2-3 , 9-10
  • Hotel Kostas 3* €39
  • Hotel Aurel 4* €49
  • Hotel Hilton 5* €59

Programi:

►Dita e pare:

-Nisja nga Tirana ne oren 07:30 te mengjesit . Kalimi I kufirit nga dogana e Hanit te Hotit. Ndalese per kafe, foto the nje pushim te shkurter ne Shkoder. Pas proceduarave kufitare, vazhdimi i udhetimit  per ne ujevaren e Niagares per konsumim kafe. Ndalesa e dyte do te jete te qendra tregetare Delta City per shooping ku do te keni mundesi te konsumi dhe ushqim ne lokalet e ndryshme qe kjo qender ofron . Pas Delta City do te bejme akomodimin ne hotelet perkatese. Konsumimi i darkes. (me ane te sugjerimit te guies mund te frekuentoni jeten e nates ne qytetin e Podgorices)

►Dita e dyte:

Pas konsumimit te mengjesit, nisemi per ne Kolashine. Mberritja ne Kolashin dhe qendrimi atje perafersisht deri ne oren 15:30.
Mundesi per per te bere sporte dimerore, si Ski, Snowboard ose Motor-Bore. Sugjerohet te konsumohet dreka ne restorantet e zones.
PISTA E SKIJIMIIT NE KOLASHIN konsiderohet si me e madhja ne Malin e Zi, duke zoteruar 14 km hapsire per skijim te ndara ne pista te ndryshme skijimit sipas kategorive te veshtiresise.
Gjithashtu ndodhen edhe 6 teleferik per tu zhvendosur skiatoret nga njera pist ne tjetren.Pas shfrytezimit te Kolashines me natyren e bardhe qe ajo ofron , nisemi per ne Tirane me ndalesa te shkurtra gjate rruges.

Fundi i sherbimit tone.

Sugjerohet te keni me vete :

-Veshje Dimerore kundra bores,Kambale ose cizme kundra bores ,Doreza kundra bores ,Cante shpine, Shishe uji 1 Liter, rroba pambuku per nderres ,fruta te thata, cokollata,

Ne cmim perfshihet

  • *Transporti sipas programit Tirane – Podgorice – Kolashin – Tirane
  • *Akomodimin ne hotel (ne qender te Podgorices)
  • *Mengjesi dhe Darka
  • *Perdorimi i SPA & Pishines Dimerore per hotel Hilton
  • *Shoqerues Shqiptare
  • Ne cmim nuk perfshihet

  • *Siguracioni i shendetit ne udhetim
  • *Pajisjet e skive
  • *GJITHCKA QE NUK ESHTE PERMENDUR NE RUBRIKEN "NE CMIME PERFSHIHET"
  • Shenim

    SHENIM:

    POLITIKAT E FEMIJEVE

    • 0-2.99 VJEC JANË FALAS
    • 3-5.99 VJEC PERFITON 50 % ZBRITJE
    • 6-11.99 VJEC PERFITON 35 % ZBRITJE
    • MBI 12 VJEC PAGUAN SI I RRITUR

    SHENIM

    ►AKOMODIMI NE DHOME TEKE (SINGLE) KA PAGESE EXTRA NE VARESI TE HOTELEVE KU QENDROHET.
    ►NESE KREVATI NUK DO TE JETE DOPJO , DO TE JENE DY KREVAT TEKE TE BASHKUAR.
    ►PER REZERVIM NEVOJITET 30% E PAGESES PARAPAGIM DHE PJESA TJETER 5 DITE PARA NISJES.
    ►PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME.
    ►AGJENSIA NUK MBAN PERGJEGJESI PER KUSHTET ATMOSFERIKE DHE ZHVILLIMIN E SPORTEVE DIMERORE
    ►AGJENSIA NUK MBAN PERGJEGJESI PER PERSONAT E KTHYER NGA POLICIA PER ARSYE TE NDRYSHME SIC JANE MUNGESE DOKUMENTACIONI, ESPULS, ETJ.
    ►NESE NUK I KA MBUSHUR 18 VJEC, DHE UDHETON ME NJERIN OSE ASNJERIN NGA PRINDERIT, I DUHET PATJETER PROKURE E NOTERIZUAR .

    SUGJERIM : NESE NGELENI TE KENAQUR NGA SHERBIMI I SHOFERIT APO I GUIDES NE BAZE TE MUNDSIVE TUAJA MUND TE VENDOSNI NJE SHUME MINIMALE SI BAKSHISH PER VLERSIMIN E STAFIT TONE .

    Prenoto Tani

     
     

    Kontakt

  • Email: [email protected]
  • Telefoni: +355 68 20 59 020
  • Adresa: Street of Durresi, near by Qemal Stafa High School,