Bukuresht – Brashov 5 Dite €185
Vizitohen: Bukuresht - Brashov - Sofje - Shkup
Data e Udhetimit:
  • ► 27 Nentor - 1 Dhjetor

Programi:

►Dita e Pare: Tirane - Shkup - Sofje
Nisja nga Tirana me autobus ne ora 04.00 te mengjesit, në drejtim të Sofjes. Gjatë rrugës, pushime per kafe dhe Drekë ne Shkup. Mbrritja në Sofje. Sistemimi në Hotel.Qendrim i lire ( Nuk mungojn sugjerimet e shoqeruesit per shetitjet e mbremjeve apo per sugjerimet e konsumimit te drekes dhe darkes )

►Dita e Dyte: Sofje - Bukuresht

Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Monumentet Kryesore te qytetit: Fillon nga Hotel Sheraton Balkan, Kisha St. Nedelia, Statuja St. Sofia, Kisha St. Petka Samardjiiska, Kisha Cifute Synagogue, Tregu Qendror, St. George Rotanda, Presidenca, Sheshi Battenberg, Galeria Kombëtare e Arteve, Teatri Kombëtar “Ivan Vazov”, Kisha Ruse, Monument i Ushtarëve të Panjohur, Akademia e Shkencave Bullgare, Parlamenti, Monumenti i Mbretit Clirimtar, Kisha St. Sofia, Katedralja Alexander Nevski dhe Crypt. Nisje per ne Bukuresht. Mberritja, akomodimi ne hotel.

►Dita e Trete : Bukresht

Mengjesi ne hotel dhe pastaj vazhdojme turin e qytetit ku do vizitoni Pallatin e Parlamentit ose ndryshe Shtëpia mbreselenese e Çausheskut, që është i pari në Europë për nga madhësia e tij dhe i dyti në botë mbas Pentagonit. Gjate turit do të vizitoni disa nga monumentet me te bukura si: “Harku i Triumfit”, Shtëpia e Gazetareve, parku “Herastrau” dhe bulevardi “Chiseled” që I ka dhene qe ne 1900 Bukureshtit emrin “Parisi I vogel “ si dhe nje ndalese ne zonen Lipscani, shtepi e galerive te artit dhe dyqaneve antike ku do keni mundesi per kafe dhe shetitje te lire. Akomodimi ne hotel.

►Dita e Katert : Bukuresht - Brashov - Shkup

Mëngjesi në hotel dhe mbas mëngjesit nisja për ne Brashov, nje qytet me bukuri mesjetare. I cili ofron akses te lehte per ne kështjellën Bran, kështjella e Drakulas ku ju ftojmë që të përjetoni historinë, mitin, intrigën dhe magjinë e këtij vendi të mrekullueshëm të Transilvanisë. Kështjella eshte ndërtuar në vitin 1377, është një monument kombëtar shumë i rëndësishëm dhe një pikë referimi për zonen e Transilvanisë. Përpara kështjellës kemi një treg shumë të bukur të ciganëve për suvenire. Nisja drejt qytetit te Shkupit . Mberritja dhe akomodimi ne hotel.

►Dita e Peste : Shkup - Tirane

Mengjesi ne hotel. Me pas fillojme viziten ne kryeqytetin e Maqedonise. Vizita jona fillon nga shtepia e Nene Terezes, per te kaluar me pas tek sheshi i shatrevanave “Aleksander i Madh”, ura e Artisteve, ura e Civilizimit, Blloku i Muzeve, Carshia e vjeter, Kalaja e qytetit, etj. Pas vizitave ne Shkup bejme kthimin per ne Tirane me ndalesa te shkurtra per kafe dhe konsumimin e drekes. Mberritja ne Tirane dhe fundi I sherbimit tone.

Sugjerim :

NESE NGELENI TE KENAQUR NGA SHERBIMI I SHOFERIT APO I GUIDES NE BAZE TE MUNDSIVE TUAJA MUND TE VENDOSNI NJE SHUME MINIMALE SI BAKSHISH PER VLERSIMIN E STAFIT TONE .

Ne cmim perfshihet

  • *Udhetim vajtje-ardhje me autobus komod
  • *Akomodim në hotele 3* dhe 4*
  • *Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
  • *Shëtitjet me autobus sipas programit
  • *Shoqërues shqiptar gjatë gjithe udhetimit
  • Ne cmim nuk perfshihet

  • *Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program
  • *Hyrjet në monumente dhe muzeume.
  • Shenim

    POLITIKAT E FEMIJEVE
    • 2- 9.99 VJEC NESE AKOMODOHEN ME DY TE RRITURIT PERFITON 50% ZBRITJE
    • MBI 10 VJEC PAGUAN SI I RRITUR

    SHENIM
    ► Pjesmarrja minimale per te realizuar kete udhetim eshte 20 persona .
    ► Akomodimi ne dhome Teke (single) ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.
    ► Nese krevati nuk do te jete dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.
    ► Per rezervim nevojitet 50% e pageses parapagim dhe pjesa tjeter 10 dite para nisjes.
    ► Ne rast anullimi te udhetimit nga agjensia klienti do te njohtohet 5-6 dite para dhe pagesa e kryer i kthehet mbrapsht .
    ► Pagesa e bere eshte e pakthyeshme ne rast anullimi te udhetimit nga ana klientit ne me pak se 14 dite para nisjes.
    ► Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia ne dogane per arsye te ndryshme sic jane mungese dokumentacioni, espuls, etj.
    ► Nese nuk i ka mbushur 18 vjec, dhe udheton me njerin ose asnjerin nga prinderit, i duhet patjeter prokure e noterizuar.

    Prenoto Tani

     
     

    Kontakt

  • Email: [email protected]
  • Telefoni: +355 68 20 59 020
  • Adresa: Street of Durresi, near by Qemal Stafa High School