Beograd 3 dite 85 Euro
Beogradi
  • 30 Tetor - 01 Nëntor
  • 28-30 Nëntor

Programi:

►Dita e pare:

-Nisja nga Tirana ne oren 05:00 ,
-Nisja nga Durresi ne oren 04:00 ,
-Nisja nga Elbasani ne oren 05:30 ,

Vazhdojme udhetimin ne drejtim te Maqedonise
Mbërritja në Shkup, ku ne shoqerine e guides do të vizitohet për rreth 60 minuta kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut dhe monumentet më interesante të tij si: Sheshi i Maqedonisë edhe mumentet si Statuja e luftëtarit mbi Kal, Harku i triumfit “Porta Makedonija”, statujat e Tsarit Samuel dhe të Filipit të II, Parlamenti i Maqedonisë, Rruga tregtare “Makedonija Ulica”, Shtëpia memoriale e Nën Terezës, Ura e gurtë, statujat e Cirilit edhe Metodius që ishin krijuesit e alfabetit Cirilik, Lagjia Shqiptare Çarshi dhe monumentet që gjenden aty si Xhamia e Murat Pashës edhe ajo e Shkupit.

Pas vizitës se Shkupit do të nisemi për në Beograd, ku do të kalojmë nëpërmjet luginës së Preshevës, aty ku janë përqëndruar Shqiptarët në shtetin Serb.
Gjatë rrugës, pushime të shkurtra.
Mbërritja në Beograd, akomodimi ne Hotel.
Mbrëmja e lirë nën sugjerimin e guidës.

►Dita e dyte: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në monumentet kryesore te qytetit si kisha e Shën Savës, Biblioteka Kombëtare, shëtitje në bulevardin kryesor “Kneza Millosha”, Parku i Pioniereve, Parlamenti i Serbisë, Bashkia e qytetit te Beogradit, ura Branko edhe ura e re e qytetit Ada, lagjet diplomatike si Senjak edhe Dedinje, Parku Kalemegdan ku gjenden rrenojat romake te qytetit antik, Statuja e Fitores, Rruga kryesore tregtare e Beogradit Kneza Mihaila. Do të shkojmë ne Novi Beograd për të vizituar parkun e Miqësisë, USCE, zyrat e Komitetit Qëndror të partisë Komuniste edhe “Bllokun” e Novi Beograd. Në vazhdim pas do shkojmë tek rruga e Shkodranëve “Skadarska Ulica”, ku do të qëndrojmë për drekë tek restorantet që gjendet aty.
Pas përfudnimit të vizitave do të drejtohemi në qendrën tregtare USCE ku do të kemi kohë të lirë shopping për rreth 2 orë.

**OPSIONALE- Në mbrëmje lundrojmë me anije për rreth 2 orë në lumin Danub ,ku nën atmosferën festive shijojmë pamjen që ofron qyteti i ndricuar gjatë  natës .

►Dita e trete: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Tiranë.
Ndalesë e shkurtër në Prishtinë .
Pas vizites ne Prishtine, nisja për në Tiranë.
Mbërritja në Tiranë gjatë darkës.

Ne cmim perfshihet

  • *Udhëtimi me autobus komod vajtje – ardhje dhe shëtitjet.
  • *Akomodimi ne hotel.
  • *Shoqërimi me guidë në gjuhën shqipe
  • *Mëngjesi gjatë qëndrimit në hotel.
  • *Taksat Turistike
  • Ne cmim nuk perfshihet

  • *Dreka , Darka.
  • *Hyrjet në muzeume, shëtitjet me anije dhe gjithcka që nuk është përmendur në këtë program.
  • *Siguracioni i shëndetit
  • *Bileta e lundrimit në anije.
  • Shenim

    Politikat e femijeve

    • 0-2,99 VJEC JANE FALAS;
    • 3-11.99 VJEC, NESE AKOMODOHET NE DHOME ME 2 TE RRITUR, PERFITON  50% ULJE .
    • MBI 12 VJEC PAGUAN SI I RRITUR.
    • NESE NUK I KA MBUSHUR 18 VJEC, DHE UDHETON ME NJERIN OSE ASNJERIN NGA PRINDERIT, I DUHET PATJETER PROKURE E NOTERIZUAR.

    SHENIM
    ► AKOMODIMI NE DHOME TEKE (SINGLE) KA PAGESE EXTRA NE VARESI TE HOTELEVE KU QENDROHET.
    ► NESE KREVATI NUK DO TE JETE DOPJO , DO TE JENE DY KREVAT TEKE TE BASHKUAR.
    ► PËR REALIZIMIN E KETIJ UDHËTIMI NUMRI MINIMAL I PJESËMARRËSVE ËSHTË 20 (NJËZET)
    ► NË RAST ANULLIMI TË UDHËTIMIT KLIENTI NJOFTOHET 1- 3 DITË PARA.
    ► PER REZERVIM NEVOJITET 50% E PAGESES PARAPAGIM DHE PJESA TJETER 7 DITE PARA NISJES.
    ► PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME.
    ► AGJENSIA NUK MBAN PERGJEGJESI PER KUSHTET ATMOSFERIKE .

    Prenoto Tani

     
     

    Kontakt

  • Email: [email protected]
  • Telefoni: +355 68 20 59 020
  • Adresa: Rruga e Durresit , prane gjimnazin "Qemal Stafa " , 1001 Tirane .