Banjat e Bënjës 1 Ditë 1900 Lekë
Permet , Banjat e Bënjës , Kanioni Langaricës , Këlcyrë
  • ► 6 , 7 ,13 , 14 , 20 , 21 , 27 , 28 Qershor
  • ► 4 , 5 , 11 , 12 , 18 , 19 , 25 , 26 Korrik
  • ► 1 , 2 , 8 , 9 , 15 , 16 , 22 , 23 , 29 , 30 Gusht
  • ► 5 , 6 , 12 , 13 , 19 , 26 , 27 Shtator

Programi:

 

►Nisja nga Tirana në orën 06:00 .

►Nisja nga Durresi në orën 06:30 .

►Nisja nga Elbasani në orën 05 :20 .

Gjatë rrugëtimit ndalojmë për kafen e mëngjesit rreth 20-30 minuta dhe më pas mbërrijmë në Grykën e Këlcyrës, ku do të kemi një ndalesë panoramike buzë lumit Vjosa.

Më pas drejtohemi tek Banjat e Bënjës. Banja Termale me vlera të larta kurative universale dhe një destinacion krejt të veçantë turistik të jugut te Shqiperise .
Pasi të kemi shijuar vaskat me ujë kurativ do të nisim ecjen për të zbuluar Kanionin e Langaricës. Një kanion tejet i vecantë i formuar nga rrjedha e lumit Langarica me një peisazh natyror nga më piktoreskët në gjithë Shqipërinë. Soditje e lirë në natyrë.
Largohemi nga Bënja dhe viztiojmë qytetin e luleve, Përmetin. Rreth orës 17:00 nisemi drejt Tiranës, ku do të kemi dhe një ndalesë të shkurtër gjatë rrugës. Mberritja në Tiranë , Durrës  dhe Elbasan  në darkë .

Fundi i shërbimit tonë!

►Duhet të keni me vete :

Ushqim te paketuar nga shtepia.Rroba sportive ,ushqime te thata ,cokollata , shishe uje 1.5L ,rroba plazhi ,syze dhe krem dielli Sandale per te ecure ne brendesi te kanionit .

►Info mbi destinacionin :

I vendosur buzë Vjosës e rrëzë malit të Dhëmbelit, Përmeti është një nga qytetet më tërheqës dhe më atraktivë nga pikëpamja turistike në shkallë kombëtare. Për shkak të pozicionit gjeografik shumë të favorshëm, klimës së tij të përshtatshme e sidomos mikpritjes mbresëlënëse, Përmeti është një zonë që ka një numër të lartë vizitorësh të huaj dhe vendas.
Përmeti ka shumë burime turistike, por më të njohurit janë Kanionet e Langaricës ose Kanionet e Urës së Dashit, që ndodhen 200 m larg burimeve termale në të dy anët e lumit Langaricë,

►Sugjerim :

NESE NGELENI TE KENAQUR NGA SHERBIMI I SHOFERIT APO I GUIDES NE BAZE TE MUNDSIVE TUAJA MUND TE VENDOSNI NJE SHUME MINIMALE SI BAKSHISH PER VLERSIMIN E STAFIT TONE.

1900 Lekë

Ne cmim perfshihet

  • *Transporti me autobus komod
  • *Shoqëruesi gjatë udhetimit
  • Ne cmim nuk perfshihet

  • *Dreka
  • Shenim

    ► PER REZERVIM NEVOJITET PAGESE E PLOTE  .
    ► PËR REALIZIMIN E KETIJ UDHËTIMI NUMRI MINIMAL I PJESËMARRËSVE ËSHTË 20 (NJËZET)
    ► NË RAST ANULLIMI TË UDHËTIMIT KLIENTI NJOFTOHET 1-2 DITË PARA.
    ► PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME.

    POLITIKAT E FEMIJEVE

    0 – 1.99 VJEC PA PAGESE .
    2 – 9.99 VJEC 15 % DISCOUNT .
    MBI 10 VJEC PAGESE E PLOTE .

    Prenoto Tani

     
     

    Kontakt

  • Email: [email protected]
  • Telefoni: +355 68 20 59 020
  • Adresa: Street of Durresi, near by Qemal Stafa High School