Prage

Vizitohet: Prage , Budapest
Data e udhetimit: 11-14 Qershor
4 dite
319
  • Dita e Parë, 11 Qershor 2017

    Fluturimi Direkt për në Budapest. Nisja më 17.15 - Mbrritje më 18.45. Transfertë Aeroporti i Budapestit dhe vizitë panoramike rreth 2 orë e Budapestit. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

  • Dita e Dytë, 12 Qershor 2017

    Mëngjesi në hotel. Nisje, herët në mëngjes për në Pragë. Udhëtimi zgjat rreth 6 orë. Pasdite, Shëtitje me guidë dhe autobus në dispozicion: Lagja Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit, Muzeumi Kombëtar të Pragës, kalohet nëpërmjet sheshit të Qytetit të Ri, vizitohet Qyteti i vjetër me sheshin e tij karakteristik, kalimi nëpërmjet kullës së orës astrologjike, kalimi dhe njohja me Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme. Fjetje në Hotel.

  • Dita e Tretë, 13 Qershor 2017

    Mëngjesi në Hotel. Paradite vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të Pragës si: Haratchani, Kisha e Loretos, Kështjella e Pragës, ku ndodhet dhe Selia zyrtare e Presidentit, Bazilika brenda kështjellës dhe Galeria Kombëtare, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë. Opsionale: Pasdite, Vizitë në qytetin piktoresk të Karlovy Vari-t. Fjetje në Hotel.

  • Dita e Katërt, 14 Qershor 2017:

    Mëngjesi në Hotel. Transferta për në Aeroportin e Budapestit. Nisja më 15.10 - Mbrritje më 16.35. Fluturimi për në Shqipëri.

  • Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe përfshin:
    1. Udhëtimi vajtje - ardhje me avion,
    2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus,
    3. Akomodim në hotel,
    4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit,
    5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
    6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 42 x 32 x 25cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

  • Në pagesë nuk janë përfshirë:
    • Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
    • Hyrjet në monumente dhe muzeume.
    OPSIONALE: Vizitë në qytetin piktoresk të Karlovy Vari-t. - €18

Prenoto Tani

 
 

Kontakt

  • Email: [email protected]
  • Telefoni: +355 68 20 59 020
  • Adresa: Street of Durresi, near by Qemal Stafa High School,