Lefkada “Ishulli i rrethuar me ujë të kristaltë dhe rërë vezulluese të artë”

 

 

Lefkada bën pjesë në ishujt Joniane dhe shtrihet midis Korfuzit dhe Keffalonisë, si një majë

mali e rrethuar me ujëra të kristaltë, me një bimësi ku mbizotërojnë pishat, selvitë e larta dhe

pemët e vjetra të ullirit. Ky ishull qëndron i rrethuar nga uji, si një planet i vetëm dhe një tokë

e paprekur. Bukuria e këtij ishulli të jep ndjesinë e të jetuarit përjetësisht aty, me qetësinë,

plazhet e rralla me rërë të artë dhe me bukurinë e pazakontë të gjithë vendit përreth.

Lefkada është një shesh argëtimi krejtësisht natyral, vendi ideal për familjet me fëmijë dhe

për të dashuruarit e jetës së natës dhe të sportit gjithashtu. Pjesa lindore e ishullit është më e

qetë dhe më e ngrohtë, me pamje nga ishujt e Meganisit dhe Skorpios. Në pjesën

perëndimore përballë detit të hapur, bregdeti është i lartë dhe shkëmbor, përveç pjesëve të

plazhit me rërë të bardhë dhe me ngjyrën e detit turkuaz dhe transparent si kristal.

Pjesa veriore dhe jugore janë pjesë të shkëputura nga parajsa, ideale për surfistët të cilët

vijnë nga e gjithë bota. Vasilliky dhe Agios Ioannis janë peizazhi i aventurave të erës për të

entuziazmuarit ndaj balonave dhe parashutave. Këtu do të keni mundësi të provoni aventurat

më të çmendura të sporteve të ujit dhe të ajrit dhe nëse nuk keni provuar më parë asnjë nga

ato, do të keni mundësi të merrni disa mësime fillestare nga trajnerë që janë gjithmonë të

gatshëm t’ju ndihmojnë.

Shikoni detajet per udhetimet 3, 5, 7 dhe 8 ditore ne Lefkada nga Zenith Travel.

Ajo që e bën edhe më tërheqëse këtë ishull janë populli i tyre tepër mikpritës, të dashur dhe

të thjeshtë. Kuzhina është një mrekulli e vërtetë me shijet autentike greke dhe me veçanti

tipike që të ngelen thellë në kujtesë. Nuk duhet të largoheni që aty, pa provuar specialitetet

tradicionale si savoro, aliada, bakaliaros, maridopita, bourdeto, frygadeli dhe miscellaneous.

Përveç mishit dhe peshkut fantastik aty do të gjeni edhe pjesë nga kuzhina ndërkombëtare,

ushqim për të gjitha llojet e shijeve. Në ishull ka pa fund restorante, kafene dhe klube nate të

cilët e bëjnë këtë vend të jetë gjithmonë i zgjuar dhe gati për të pritur këdo në çdo orë.

Megjithatë nuk duhet harruar kultura e këtij vendi. Historia është ajo që e bën më tërheqëse

dhe më kuptimplotë një udhëtim. Në Lefkada keni mundësinë të merrni një biçikletë ose ti

bashkoheni guidave të ndryshme për të vizituar muze, vende të cilat mbartin veçori historike,

ambiente ku mund të gjeni libra dhe të mësoni me shumë rreth artit dhe letërsisë. Në dyqanet

e dendura që i gjeni pothuajse kudo do të keni mundësinë të merrni një pjesë nga ishulli, nga

artikuj tradicionalë të punuar me dorë siç dinë mjeshtrit e këtij vendi.

Në Lefkada do të prekni një pjesë të parajsës në tokë…