5 plazhet që duhet t’i vizitoni në Zakynthos

1 Shipwreck beach (Navagio beach)

Ndër plazhet më të fotografuara në Greqi, si dhe pjesë e shumë reklamave nga kompanitë turistike, ky plazh shtrihet në bregun perëndimor të vendit. Plazhi përbëhet nga gurë të vegjël të bardhë, dhe e ka marrë emrin nga mbetjet e një anijeje që po transportonte cigare kontrabandë e cila u mbyt këtu në 1980. E aksesueshme vetëm me varkë, kjo zonë është shumë e frekuentuar gjatë verës nga turistë vendas e të huaj.

 

2 Porto Limnionas

Është një nga vendet më të fshehta e për këtë arsye, dhe më të bukura të të gjithë ishullit. Për të mbërritur këtu, duhet të kalosh përmes fshatit malor të Agios Leon.

Përveç pak cadrave dhe dy bar-eve të kohëve të fundit, në këtë vend nuk ka shumë ndërtime apo aktivitete për pushuesit, por plazhi është nje bukuri krejt natyrore për të mos u humbur.

 

3 Banana Beach

Banana është plazhi më i madh i ishullit të Zakynthos, 14 km nga qendra e qytetit (20 minuta udhëtim me makinë). Plazhi është i njohur për ujërat ekzotikë që shkëlqejnë nën ndricimin e diellit. Banana është i mirë-organizuar, pajisur me çadra dhe shezlongje i përshtatshëm për pushuesit familjarë. Mbi të gjitha, këtu do të keni mundësinë të praktikoni sportet e ujit.

 

4 Blue Caves

Në veri të ishullit, në Kepin e Skinarit, do të gjeni shpellat e mahnitshme blu. Brenda tyre, deti reflekton ngjyrën e thellë blu të qiellit, që pasqyrohet më pas në muret e shpellave duke krijuar një atmosferë magjike. Shpellat Blu mund të vizitohen me varka me fund prej xhami, për të mos humbur asnjë moment të kësaj eksperience magjepsëse.

 

5 Keri Caves

Në bregun jugperëndimor, 14 km nga qyteti, pranë fshatit Kerí, ndodhen një varg shpellash që hapen drejt ujërave të kaltra. Këto mund të vizitohen në një udhëtim të organizuar në grup ose individualisht me varkë. Mund të notoni e të zhyteni për të përjetuar spektaklin e dritave teksa dielli reflekton në ujë dhe muret e shpellave.

 

Prenoto udhetimin tend per ne Zakynthos.